Meqë veshjet dhe ndjesitë tuaja ndryshojnë me ardhjen e pranverës, pse mos ndryshoni edhe shtëpinë? Nuk është nevoja të bëni diçka të jashtëzakonshme, mjafton të ndryshoni disa detaje të vogla që do i japin shtëpisë një pamje totalisht tjetër. Shikoni më poshtë se çfarë duhet të bëni:
Vendosni lule dhe vazo kudo
Që nga lulet e bajameve, që janë të stinës, trëndafila, vazo të vogla ose të mëdha. Çdo gjë është e pranueshme, përveç luleve artifiaciale.

Thuajuni PO jastëkëve floral në ngjyra të ndryshme
Sikur edhe dy nga jastëkët të kenë model floral, do t’i japin tjetër pamje sallonit tuaj. Për një rezultat mix & match mund t’i kombinoni edhe me jastëkë që mbajnë motive të tjera, por edhe me ngjyra të ndryshme. Mund të shtoni edhe një mbulesë në ngjyrë të çelët, për të larguar dimrin njëherë e mirë.

Shtoni detaje shumëngjyrëshe dhe sende të nevojshme
Një vazo, qirinj, libra etj, janë disa nga elementët me të cilët mund të zëvendësoni disa nga orenditë e shtëpisë që i keni pasur gjatë gjithë dimrit të pranishme.