Lidhu me ne

Aktualitet

Po mbete shtatzënë të heqin nga puna, ja si ndodh shrytëzimi i grave në fasoneri

Investigimi dyvjeçar i “Fiksit” tregon se, nga viti në vit gjendja nuk ndryshon në industrinë fason, krahu i punës shfrytëzohet, punësohen minorene dhe pagesat e këtyre punëtoreve janë shumë herë më të vogla sesa paga minimale e vendosur nga ligji.

Punëtorë, roje dhe përgjegjës tregojnë për oraret, pagat dhe siguracionet në punë, të treja këto pika të Kodit të Punës që shkelen nga kompanitë që operojnë në këtë fushë. Në të gjitha këto kompani, kohëzgjatja ditore në punë është nga 9-10 orë, ndërkohë që në bazë të Kodit të Punës, një punëtor duhet të punojë 8 orë në ditë.“Për orët shtesë duhet të ketë pagesa shtesë”, thotë për “Fiksin” përgjegjësja e punësimit në Inspektoriatin Shtetëror të Punës.

Por në realitet nuk ndodh kështu. “Fiksi” transmetoi rrëfime të punëtoreve, që pohojnë se punojnë edhe të dielave. Nuk mungojnë edhe ekstremet, ku ka punëtorë paga mujore e të cilëve është 10.000 lekë. Një pikë tjetër e shkelur në Kodin e Punës, i cili parashikon pagën minimale 22.000 lekë në muaj, pa përfshirë orët shtesë.

Në një kompani në Shkodër, përgjegjësja pohon se punësohen minorene 16-vjeçare, por i deklarojnë sikur punojnë me orare të reduktuara.

“E mësojmë ne sesi të thotë nëse vjen shteti, duhet të thotë punoj pak, ndërkohë ajo do t’i bëjë të gjitha orët”, thotë përgjegjësja.

E njëjta panoramë paraqitet edhe në Fier, Durrës dhe Berat. Madje në Berat, sipas rojes së një kompanie fason, mund të merrje edhe 200 lekë në ditë.

“Sa punon, aq merr. Mund të marrësh edhe 200 lekë në ditë, pasi nuk e arrin normën, edhe pse punon 8 orë, ndërsa kur marrin këto vërtetimet e punës ua shkruajnë sikur e kanë rrogën 22.000 lekë”, thotë roja.

Në një tjetër kompani simotër në Berat, gazetarët mësojnë se punohet mesatarisht 9 orë në ditë.

Një përgjegjës kompanie në Durrës është i ndërgjegjshëm se e shkel Kodin e Punës për punësimin e minorenëve, duke pohuar se kishte marrë në punë shpeshherë 16-vjeçarë me kohë të plotë.

“E di që e ka Kodi i Punës të mos punojnë mbi 8 orë, por unë nuk do i paguaj nga xhepi nëse ato punojnë 6 orë”, thotë përgjegjësi.

Ndërsa në Fier haset një tjetër problem. Duhet ta bësh mend mirë që të sjellësh në jetë një fëmijë, pasi e ke të sigurtë largimin nga puna. Punëtoreve që marrin lejen e lindjes iu zihen menjeherë vendet e punës. “Ka marrë leje një punonjëse se ishte shtatzënë. Kur u kthye ia kishin zënë vendin dhe tani është pa punë”, tregon roja i objektit të kompanisë.

Biznesi fason është promovuar si nga kryeministri Rama ashtu edhe kreu i LSI Meta si një mënyrë punësimi për të zbutur varfërinë kryesisht tek gratë dhe vajzat.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar1 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar1 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet1 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix1 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore1 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook