Lidhu me ne

Kryesore

Kur Perëndimi na mëson neve të Lindjes, me MEA CULPAN e vet… – Nga Suela Musta

Kur Perëndimi na mëson neve të Lindjes, me MEA CULPAN e vet… - Nga Suela Musta

Televizioni publik italian RAI,vendosi mbylljen e një emisioni të ndjekur e të pëlqyer nga publiku, drejtuar nga një gazetare e njohur për shkak të një kronike me subjekt “pse burrat italianë preferojnë gratë e lindjes”.
Autorët e programit “La vita in diretta” përcaktonin gjashtë motivet pse italianët zgjedhin femrat e lindjes përmes një vëzhgimi me nëntitull “Janë grabitëse burrash apo bashkëshorte perfekte?” Edhe pse në frymën e një produkti rutinë mediatike, emisioni arriti të ngrinte një agorë të fuqishme qëndrimesh jo vetëm në media por dhe në sferën publik përmes shoqërisë civile, intelektualëve, ekspertëve të komunikimit, të rinjve dhe shumë njerëzve të tjerë. Ata arritën që me forcën e mendimit dhe ekspertizës së tyre të bënin që disa gazetarë të dorëhiqeshin, drejtuesit e lartë të RAI të kërkonin ndjesë publike dhe më së fundi u vendos që emisioni të mbyllej.
Është e tepërt të evidentohet forca që kanë mediat e një vendi si Italia, djep i lashtësisë së demokracisë, sferës publike dhe emancipimit, por ajo cka në Shqipëri, pjesë e mentalitetit të Lindjes, na vjen si një precedent i jashtëzakonshëm mësimi, është rasti kur një media publike RAI, i shërben publikut deri në fund, me një MEA CULPA të madhe dhe tërheqje me dinjitet ndaj gabimeve të gazetarëve. Është rasti kur shoqëria civile e civilizon edhe më shumë një shoqëri, kur media dëshmon se ka mision të drejtat e publikut dhe jo demigrimin e një kategorie të tij, kur institucionet respektojnë taksapaguesit dhe kur revolta e publikut merr kuptim në terren konkret dhe jo në wall e heshtur të Fb.
Si një individ që besoj gjithmonë tek cilësitë e garës dhe jo tek lufta gjinore, e shoh mbylljen e emisionit të RAIT, jo si një arritje të betejës ndaj seksizmit, por mbi të gjitha të funksionimit të lirisë, të vlerave të një mediaje të pavarur dhe profesionale, të gjallërisë së shoqërisë civile dhe aq më shumë të forcës së zbatimit të ligjit nga institucionet.
Në Shqipëri, mediat cenojnë të drejtat e publikut, institucionet cenojnë të drejtat e mediave, ndërsa shoqëria civile fiton edhe më shumë fonde, duke heshtur ndaj gjithë këtyre cenimeve.
Mediat, institucionet e fushës, shoqëria civile kanë ngecur prej kohësh në misionin e tyre në mbrojtje të të drejtave njerëzore, madje çka mjeshtërisht, arrijnë të bëjnë është “fajësimi i asaj çfarë ti je…” me çdo mënyrë e me çdo mjet…
Fëmijët, gratë, të varfërit, shtresat e margjinalizuara janë gjithmonë atje në fokus si një karem për të tërhequr vëmendjen e audiencës, sensacionin, për të thithur lekët reklamave, për ti bërë fresk qeverisë apo zyrtarëve të saj edhe kur ata diskriminojnë publikisht gazetaret femra.
Tek ne, mediat, institucionet dhe shoqëria civile janë gjithmonë në garën e padrejtësive dhe përfitimit, dhe deri atëherë për të arritur atë shkallë vetedijeje dhe profesionalizmi për një MEA CULPA dhe shpagim ndaj publikut, kemi shumë për të mësuar “nga gabimet” e Perëndimit.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix23 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix23 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix23 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix23 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix23 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar24 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport24 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix24 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix24 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook