Lidhu me ne

Aktualitet

Kush është Ajsi Xhaxhaj dhe si nisi historia e përdhunimit?  

Kush është Ajsi Xhaxhaj dhe si nisi historia e përdhunimit?

Ajsi është “vogëlushja” që të gjithë u dashuruan pas saj kur Kripmjaltëzat filluan të transmetonin seritë e tyre në televizion.  Ajsi dhe Boni ishin dyshja e pandarë të cilët si duket ishin të preferuarit e regjizorit Leonard Bombaj sepse dyshja e preferuar nga audienca ishin gjithmonë potagonistë në rolet e SiraFilm.
Këtu nis gjithë historia.
Ajsi Xhaxhaj asokohe ishte një vajzë e vogël e cila po përjetonte një famë që jo çdo moshatar i saj mund ta kishte. Ndoshta dhe kjo ka bërë që ajo të heshte për disa gjëra, të cilat mohohen nga pala tjetër.  Para 7 vitesh, mediat u bombarduan me lajmin që Ajsi Xhaxhaj kishte kallzuar në polici Leonard Bombajn për përdhunim. Në atë kohë Ajsi ishte vetëm 15 vjeçe. Nga ana tjetër Leonard Bombaj e kundërshtoi akuzen dhe shkroi një libër pas kësaj historie, të titulluar “Në emër të Atit, të Bijës dhe Shpirtit të Zbathur”.

Mediat aluduan që kjo mund të ishte një sajesë e Ajsit  për famë por për herë të parë pas shtatë vitesh nga denoncimi se ishte abuzuar seksualisht nga Leonard Bombaj, Ajsi Xhaxhaj rrëfehet në “Pasdite në Top Channel” për historinë që i ndryshoi jetën e saj përgjithmonë . Duke thyer heshtjen 22-vjeçarja mes lotësh tregoi gjithçka që ka ndodhur me të nga mosha 10 deri në moshën 15-vjeçare. E përlotur kujton ëndrrat e një fëmijërie të vrarë abuzimin që zgjati 5 vjet dhe ringritjen e planet për të ardhmen.
“Mediat kanë përshkruar vetëm versionin e palës tjetër. Unë mendova që do të ishte e drejtë që të qetësohesha si fillim, të rritesha edhe të prononcohesha. Kjo histori ka lënduar shumë familjarët e mi dhe mua, ndaj unë dua të tregoj të vërtetën time, por pa detaje sepse detajet janë të shumta e të mjaftueshme”, tregoi Ajsi.
Në një intervistë të ngarkuar emocionalisht, ajo tregon se është lënduar shumë edhe nga opinioni publik, asaj pjese që nuk e besojnë atë çfarë i ka ndodhur asaj, në atë kohë një fëmijë.

“Unë i qëndroj strikte versionit të deponimit që kam bërë vite më parë në prokurori, sepse çështja ime nuk u mor kurrë në konsideratë, duke u vlerësuar vetëm versioni i palës tjetër”, tha Ajsi. Ajo tha se nuk iu dha ndonjë arsye se pse u mbyll çështja, “por si çdo gjë në Shqipëri njerëzit me status dhe kostum kanë më shumë përparësi sesa unë, që vija nga një familje modest. U bënë 7 vite nga ajo histori. Kjo është hera ime e parë dhe njëkohësisht e fundit që unë flas për këtë çështje. Ndryshe nga pala tjetër, nuk do baltos askënd si ata bënë me mua herë pas here”, thotë e vendosur Ajsi.

Në fund të intervistës  Ajsi u shpreh, “Jam shumë e lodhur me këtë histori, ndaj kam qëndruar në hije sepse edhe nëse unë bëj diçka shumë të bukur, sërish ata merren me historinë e kaluar. Fakti që mua më ndodhi një fatkeqësi në jetë, nuk do të thotë që do i ndodhë të gjithëve, ndaj prindërit duhet të ndjekin talentet e fëmijëve të tyre. Por, jo të krijohet një marrëdhënie aq e ngushtë midis prindërve dhe kreut të grupit, siç ndodhi me mua”.
Për ironi të fatit, në të njejtën orë, në emisioni “Rudina” ishte i ftuar producenti Leonard Bombaj, i cili po fliste për një projekt me të cilin po punon së fundmi.  Nga ana e Leonard Bombaj ende nuk ka ndonjë reagim  pas asaj që rrëfeu sot Ajsi.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar12 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore12 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook