Lidhu me ne

Kryesore

Shqipëria, ndër vendet me rezervën më të ulët të arit

Shqipëria, ndër vendet me rezervën më të ulët të arit

Floriri, që Banka e Shqipërisë ruan në tunelet e saj, kishte një vlerë prej rreth 61 milionë dollarësh në fund të janarit 2017, sipas statistikave të publikuara nga institucioni monetar qendror.
Këto rezerva në ar të Bankës së Shqipërisë janë pjesë e rezervave të saj valutore, që mbahen kryesisht në euro, dollar, SDR (monedha e FMN-së) dhe ar.
Në sasi, ari që Banka e Shqipërisë ka si pjesë e rezervave të veta valutore është 50 mijë onc dhe ka mbetur i pandryshuar në vite. Ndërsa vlerën më të lartë vitet e fundit e ka arritur në korrik 2016 me 68 milionë dollar.
Në total, rezervat valutore të Bankës së Shqipërisë në janar 2017 ishin 3 miliardë dollarë. Kjo rezervë valutore shërben për të përmbushur nevojat e qeverisë për valutë për shlyerjen e borxhit të jashtëm;   mbështetur tregtinë ndërkombëtare, duke përmbushur kërkesën për valutë që buron nga importuesit;  mundësuar ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë në treg, me qëllim parandalimin dhe zbutjen e lëvizjeve të forta të kursit të këmbimit. Pra, rezerva valutore shërben për të siguruar stabilitetin e kursit të këmbimit.
Deri në fund të vitit 2015, rezervat valutore ishin të barabarta me 7.6 muaj importe. Pra, e thënë ndryshe, nëse do të ndodhte ndonjë krizë apo katastrofë ne vend, Banka e Shqipërisë ka valutë të nevojshme për të blerë për gati 8 muaj mallrat e nevojshme nga importi.
Pjesën më të madhe të rezervave valutore e përbëjnë euro dhe dollari, ndërsa ari zë vetëm 2% të totalit.
Shqipëria është ndër vendet që ka një rezervë të ulët në ar në raport me totalin.
Në botë, rekordin e mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë zotërime në ar prej 8100 tonësh, ose 74% të totalit të rezervave valutore të vendit.
E dyta është Gjermania, me rreth 3400 tonë, ose 68% e totalit dhe e katërta, pas Fondit Monetar Ndërkombëtar është Italia, me rreth 2400 tonë, ose 67% të totalit të rezervave valutore të vendit, sipas të dhënave nga Këshilli Kombëtar i Arit./Monitor
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar3 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore3 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook