Lidhu me ne

Kryesore

5 qytetet europiane që duhen vizituar në pranverë

Me hyrjen e pranverës, edhe kontinenti europian bëhet më tërheqës sesa gjatë periudhave të tjera. Të pasura me një arkitekturë karakteristike, një kulinari të shumëllojshme dhe mbi të gjitha tradicionale, një pasuri shekullore artistike dhe muzikore, ky kontinent, për kënaqësinë e shumë turistëve, hap disa nga dyert e qyteteve të tij më të bukura, si:
Amsterdami, Holandë
Holanda krenohet në pranverë me kopshtet e saj me tulipanë. Keukenhof Gardens, një prej më të famshmëve, i cili ndodhet në afërsi të qytetit Lisse, është një mrekulli më vete. Gjatë pranverës ju mund të shijoni të gjithë qytetin duke e vizituar atë me biçikleta që jepen me qira në qendër të tij duke mos humbur asnjë vend.
Lisbona, Portugali
Në pranverë, Lisbona është një prej qyteteve më të vizituara të Europës Perëndimore. Klima e ngrohtë, rrugicat piktoreske dhe shumë vende të tjera karakteristike të saj, krijojnë tablonë perfekte të një udhëtimi ideal. Kështjella e qytetit dhe Sintra dhe Cascais, nuk duhen lënë kurrsesi pa u vizituar.
Budapest, Hungari
Kryeqyteti hungarez, Budapesti, renditet si një prej vendeve më të vizituara gjatë muajve mars-maj dhe mbi të gjitha, si një prej vendeve turistike ku ju mund të shpenzoni një buxhet minimalist. Në këtë qytet ndërthuren në harmoni njëri me tjetrin qyteti antik i Budës me pjesën e re Pestin. Ideale në pranverë janë mbi të gjitha edhe banjot termale.
Riga, Letoni
Kyeqyteti i Letonisë, Riga është sinonim i muzikës klasike, elegancës dhe i arkitekturës historike. Lëreni veten të deheni nga mëngjeset pranverore dhe mos humbisni kurrsesi qendrën e qytetit antik. Riga është vlerësuar në 2014, si kryeqyteti europian i kulturës.
Kopenhagen, Danimarkë
Edhe Danimarka është një atraksion më vete sidomos gjatë pranverës. Fillojeni vizitën tuaj me sheshin Kongens Nytorv, pastaj me teatrot e mrekullueshëm si Teatri Mbretëror Danez dhe vazhdoni më tej me rrugën e mbushur me dyqane në Stroget. Mbrëmjet mund t’i kaloni në Blue Planet apo në njërin prej akuariumeve më të mëdhenj të së gjithë Europës.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix7 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix7 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix7 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix7 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix7 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix7 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook