Lidhu me ne

Kryesore

Dhjetë profesionet që ju bëjnë të lumtur  

Vetëm paratë nuk të bëjnë të lumtur – kjo është e vërtetuar edhe nga një studim për një kohë të gjatë i profesorit të Universitetit të Harvardit, Howard Gardner. Ai mori në pyetje më shumë se një mijë amerikanë për projektin e tij “Good Work Project”, në lidhje me kënaqësinë e tyre në punë.
Lumturia në profesion, cilat janë kategoritë?
Pjesëmarrësit duhet t’u përgjigjeshin pyetje të tilla – si për shembull nëse e konsideronin punën e tyre të rëndësishme apo nëse ato janë të njohura. Sjellja e eprorëve, marrëdhënia mes kolegëve, atmosfera në punë, luanin gjithashtu një rol të rëndësishëm në këtë hulumtim.
Rezultati është një klasifikim i profesioneve në të cilat njerëzit janë veçanërisht të kënaqur.
Punët artizanale dhe profesionet sociale ju bëjnë të lumtur
Rezultatet në këtë studim ishin befasuese – yjet e muzikës, futbollistët profesionistë apo menaxherët nuk bëjnë pjesë në këtë klasifikim. Në krye të renditjes janë punët artizanale apo ata, puna e të cilëve është në kontakt me njerëz të tjerë. Paraja duket se nuk ka dhe aq rëndësi. Në fakt, në tre vendet e para të klasifikimit janë profesione që nuk kanë dhe aq prestigj dhe janë pak të paguara.
Sipas “Indeed Hapines Index 2016”, pesë faktorët kryesorë për kënaqësinë në punë janë balanca e mirë punë-jetë, të qenët i aftë, aftësitë drejtuese, kultura e punës dhe siguria në punë, si dhe perspektiva e mirë në karrierë.
Klasifikimi
10 – Arkitektët dhe infermierët – 62% të kënaqur me profesionin e tyre.
9. 64% e avokatëve janë lumtur me punën e tyre
8. 65% e mjekëve e duan punën e tyre
7. Inxhinierët – një punë e lodhshme pa dyshim – megjithatë dy të tretat e inxhinierëve e duan punën e tyre
6.67% e personave që punojnë në industrinë e turizmit (guida) janë të lumtur me punën e tyre.
5. 69% e shkencëtarëve ndihen të kënaqur me punën e tyre
4. Njerëzit që punojnë në fushën e marketingut, reklamave & PR duket se janë 75% të lumtur me profesionin e tyre.
3. Mirënjohja e klientëve dhe oraret fleksibile janë arsyet qëç76% e hidraulikëve janë të kënaqur me zanatin e tyre.
2. Të bërit e diçkaje ndryshe është një gjë e mirë në vetvete – ndoshta kjo është arsyeja që parukierët dhe estetistët konsiderohen me fat – 79% ndihen të kënaqur me atë çka bëjnë.
1.Pavarësisht pagave modeste, 87% e kopshtarëve thonë se janë vërtet të lumtur me zgjedhjen që kanë bërë.
Burimi: tz.de
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix20 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix20 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix20 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix20 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix20 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix20 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix20 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix20 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar20 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook