Lidhu me ne

Kryesore

Lëndët me zgjedhje, ç’duhet të dinë maturantët. Dhe një sugjerim për universitetet  

Maturantët janë nën ethet e provimeve por edhe profesionit të ardhshme që do të marrin në jetë. Nga kjo e shtunë ata do duhet të përzgjedhin dy lëndë me zgjedhje në portalin e krijuar për ta U-Albania, të cilat maksimizojnë pikët e totalit për një degë në universitet.
matura-shteterore
Zhurma e krijuar e një viti më parë vijon të shkaktojë pasiguri tek maturantët por sipas drejtuesve të shkollave, informacion këtë vit ka qenë më i madh duke korrigjuar disa nga gabimet e shkuara dhe krijuar një pasqyrë më të qartë për ta.


“Mendoj që maturantët janë gati, informacioni i bollshëm, duhet të matin mirë çfarë kanë arritur në 3 vite dhe ku e ndjejnë veten më mirë, duke llogaritur lëndët preferenciale të zgjedhin kë lëndë do të japin me zgjedhje”, u shpreh drejtoresha Luiza Mustafaj.
Maturantët duhet të kenë kujdes universitetin që zgjedhin pasi kriteret janë të ndryshme për degë të njëjta në universitete të ndryshme. Por maturanti përmes këtij portal interaktiv ka mundësi të bëjë edhe pyetje ndaj paqartësive që mund të hasin.
“Pasi zgjedh universitetin, duhet pasur kujdes pasi ndryshojnë degët dhe kriteret nga një universitet në tjetrin, dhe të renditen të gjitha degët, klikon degën që do të dalin të dhënat e nevojshme, që nëse nuk i gjen, ke mundesi të bësh pyetje në faqe”.
Matura e 2017 ka edhe disa risi
“Gjuha e huaj me zgjedhje nuk do bëhet me dëgjim si vitin e  shkuar por si gjithë provimet e tjera. Nëse deri vjet për informacion duhet të klikonin në cdo universitet, këtë vit informacionin e kanë tek portali “U- Albania”, thotë Mustafaj.
Drejtuesit e shkollave nisur nga problematika e hasur një vit më parë kanë edhe një kërkesë drejtuar universiteteve për të mos pasur penalitete ndaj maturantëve.
“Këtë vit presim, ka një kërkesë të bërë ndaj universiteteve dhe mirë  do të ishte që të kishte proces çregjistrimi dhe në fazën e dyte të zgjedhin degët preferenciale”, shprehet ajo.
Plotësimi i formularit A1 nis më 25 mars dhe zgjat 3 ditë për qarkun e Tiranës dhe më përfundon më 5 prill. Ndërsa maturantët para vitit 2017 kanë mundësi të aplikojnë nga 6-10 prill në portal. Edhe këtë vit matura shtetërore është dalëse ndërsa nota mesatare për në universitet pritet të mos ndryshojë dhe të mbetet 6. /BW/

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix16 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix16 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix16 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix16 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix16 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix16 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix16 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix16 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar16 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook