Roli i kërkon të stërvitur, të fortë dhe guximtarë. Atyre githmonë iu është kërkuar të bien te flakët e peripecive…ose në ring, pa të drejtën për të bërë mbrapa. Dhe kështu emri i tyre është lidhur njëherë e përgjithmonë me filmat e luftës, dhembjes dhe shpërthimeve. Sigurisht që bëhet fjalë për disa nga protagonistët e Hollywood-it që kanë bërë për vete shumë breza. Megjithatë, përtej roleve edhe ata kanë një jetë. Janë martuar, kanë bërë fëmijë dhe pak nga pak po i dorëzohen moshës. Një gjë është e sigurt: nuk janë më siç i mbani mend.
Lë të fillojmë:

1

Chuck Norris77-vjeçari Chuck Norris është një nga të parët e arteve marciale dhe së fundmi porotagonist në shumë barsaleta. Pas shërbimit të tij në Forca Ajrore e SHBA-së, atje ku fitoi edhe nofkën Chuck, filloi të merrej me artet marciale si profesionist, duke arritur të bëhej kampion i pamposhtur në karate, në peshat mesatare për gjashtë vite me radhë, që nga viti 1968 deri në vitin 1974. Sot shfaqet shumë rrallë në publik.

2

Sylvester Stallone70-vjeçari Stallone u bë i famshëm nga roli i tij në filmin Rocky Balboa, të cilin e krijoi vetë. Ideja për filmin e suksesshëm erdhi në vitin 1975, pas ndeshjes së Muhammad Ali me Chuck Wepner. Gjithashtu ai njihet edhe si Rambo, nga filmat që mbajnë të njëjtin emër, në të cilët ai kishte rolin protagonist në vitet 1982, 1985, 1988.

3

Carl Weathers67-vjeçari Carl është aktor dhe ish-futbollist profesionist. U bë i njohur nga roli i boksierit në filmin Rocky, ku u mposht nga Stallone.

4

Jean-Claude Van Damme57-vjeçari është ish-sportist i arteve marciale dhe shumë i njohur për sparkatën e tij. U lind në tetor të vitit 1960 në Belgjikë dhe filloi të merrej me artet marciale që në moshën 10-vjeçare. Më pas u tërhoq edhe nga body building duke ftuar çmimin Mr. Belgium. Në vazhdim vendosi të merrej me aktrimin. Është njësoj i stërvitur edhe sot…

5

Arnold SchwarzeneggerFjalët janë të pakta për 69-vjeçarin. Aktori dhe politikani austroamerikan ishte për tetë vite guvernator në Kaliforni. Para se të bëhej politikan ka pasur një karrierë si aktor dhe body building.

6

Steven Seagal65-vjecari është një nga luftëtarët legjendarë dhe mik shumë i ngushtë i Putin. Master në artet marciale dhe mësues Aikido në Japoni. Së fundmi thuhet se ka prerë flokët e gjatë dhe ka shtuar shumë kile.

7

Dwayne JohnsonAi është vetëm 44 vjeç, nuk mund të quhet i plakur, megjithatë qëndron padiskutim në listën e të fortëve të Hollywood-it. Njihet si “The Rock”, aktori amerikanokanadez, produent dhe boksier i WWE. Thuhet se ka bërë ndërhyrje në pjesën e kraharorit.

8

Mickey Rourke64-vjeçari, përveç aktor dhe skenarist ka qenë edhe boksier. Ai ka marrë pjesë në filmat Diner, 9½ Weeks, Angel Heart, Barfly etj. Në vitin 1991, Rouke që deri atëherë ishte një boksier amator, e la aktrimin në anë dhe u morr me boksin si profesionist.

9

Bruce Willis62-vjeçari e ka shumë të vështirë për t’u plakur. Ai filloi me role në seriale televizive në vitin 1980, ndërsa karriera e tij arriti majat pas rolit kryesor në filmin “Shumë i fortë për të vdekur” (Die Hard).

10

Vin Diesel49-vjeçari u bë i njohur kryesisht nga roli i tij në filmin e suksesshëm “The Fast and the Furious”. Gjithashtu ai është themelues i kompanive One Race Films, Tigon Studios dhe Racetrack Records.

11

Scott AdkinsScott është më i vogli i kësaj liste, pasi është vetëm 40 vjeç. Ai u bë i njohur nga roli i tij si Yuri Boyka. Akrori është marrë me Taekwondo që në moshën 16-vjeçare dhe kickboxing kur ishte 19 vjeç. Gjithashtu ka praktikuar edhe ninjutsu, judo, Karate, jujutsu, wushu, Krav Maga, capoeira dhe Jeet Kune Do. Kaq dihen të paktën.

12

Hulk HoganMundësi i njohur televiziv dhe aktori Hulk Hogan, emri i vërtetë i së cilit është Terry Gene Bollea, tashmë është 63 vjeç.

13

Mel GibsonAi u bë i njohur përmes rolit në flmin “Lethal Weapon” ku lunate…veten. Agresiv, pak maniak-depresiv dhe trigger happy, Mel sot është 61 vjeç, i martuar me një 24 vjeçare dhe baba i nëntë fëmijëve.