Politika, si një ambient i ftohtë e i rreptë shpeshherë i ka kthyer femrat ligjvënëse, në tejet të ashpra, aq sa vështirë se mund t’i dallosh nga një mashkull. Por duket se kjo gjë nuk ka ndodhur aspak me Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Pavarësisht ‘luftës’ së ashpër të mjedisit të punës, ajo ka ditur të ruajë sharmin e feminilitetin që duhet të karakterizojë një femër, edhe nëse është në politikë. Biondja me sytë e shkruar të selisë rozë, me një karrierë shumë vjeçare në politikbërje, është nga ata zonja, që të imponon respekt, me seriozitetin e sigurinë që shfaq në figurën e saj. Që në fëmijëri, duket se Kodheli ka patur prirjen për të drejtuar, pasi në tetëvjeçare Ministrja është shprehur se ka qenë kryetare çete, madje që në klasë të gjashtë. Ne ju sjellim një foto të asaj kohe të Mimit, shkrepur diku rreth viteve 80’, ku ndoshta në mendjen saj prej fëmije, as që do ta mendonte se në vitet më vonë, ajo do të kthehej në një prej figurave kyçe të politikës shqiptare. Me të njëjtën shprehi në fytyrë vogëlushja e fotos së atyre viteve, drejton sot një prej Ministrive më të rëndësishme të një shteti.