Lidhu me ne

Kryesore

Ky është një shkrim për burrat e sotëm

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj

Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi që pak nga pak po i afrohen moshës së mesme, dhe për gratë e tyre, që në rast se i duan shumë, do lexojnë me kujdes. Ne jemi ata që zgjohemi herët çdo ditë, që vrapojmë për në punë e lodhemi, e mandej rendim për të marrë fëmijët nga shkolla, e për tu mbledhur në darkë në shtëpi, ku ndihmojmë, ose përpiqemi. Ne jemi vazhdimisht të shqetësuar për politikën, cilësinë e karburantit, ushqimet, biznesin, ekonominë e familjes, marrëdhënien me bashkëshortet, mirëqënien e fëmijëve dhe shumë telashe të tjera. Ne strapacohemi, dhe nuk ankohemi për këtë, madje na pëlqen – por ajo që po zbulojmë së fundmi është se ky ritëm i çmendur po na izolon nga shoqëria, po na lë pa takuar çunat, dhe si rrjedhojë e kësaj, po na vret.
Nuk dua t’ju shqetësoj, por është pikërisht kështu. Një studimi masiv i Universitetit Birgham Young që u krye në vitin 2015 tregoi se ndër 3.5 milionë pjesëmarrës ata që jetonin vetëm, të izoluar dhe pa miq kishin një shans 32% më të lartë për të vdekur para kohe. Ky është veç një ndër shumë zile alarmi që po bien lidhur me këtë fenomen. Në Shtetet e Bashkuara, autoritetet mjeksore po përsërisin se rreziku më i madh për shëndetin e vendit nuk janë kanceri dhe sëmundjet e zemrës, por izolimi social, dhe vetmia. Vetimia vret thonë psikologët, sepse njeriu nuk është bërë për të jetuar vetëm, por kjo jetë moderne po na çon drejt vetmisë së madhe, dhe burrat e moshës sime janë më të rrezikuarit. Edhe ne në Shqipëri po izolohemi. Dikur fqinjët e mirë ishin ata me të cilët kishim hyrje-dalje, tani fqinjë të mirë janë ata që na lënë rehat.
Për shkak se jeta kërkon shumë nga ne, siç e citova pak më lart atë listë të gjatë detyrash të përditshme, disa gjëra nuk arrijmë t’i bëjmë dot më, dhe ato që sakrifikojmë të parat janë takimet me miqtë. Ndaj çunat tani nuk takohen dot më rregullisht. Kur je me një fëmijë, edhe ndoshta – por kur bëhesh me dy a tri, takimet me shokët për të pirë ndonjë gotë të duken sikur po bën faj. Dhe t’i do të kthehesh atje, në shtëpi, të ndihmosh me gjërat sepse…. GABIM! Gabim jonpse do të ndihmosh, ndihmo, por kupto se takimet me çunat janë një prioritet po aq i sa ushtrimi i sportit apo lënia e duhanit. Këtë vë në dukje Billy Baker i gazetës The Boston Globe në një shkrim mbi këtë temë që u dedikohej burrave amerikanë, por që u lexua dhe shpërnda në të katër anët e botës.
Vivek Murthy, që është autoriteti më i lartë federal amerikan për çështjet e shëndetit, thotë se ndarja nga shokët është e tmerrshme për shëndetin e një burri, dhe kjo tanimë është e provuar. E nëse fillon t’i lësh pas dore miqësitë e vjetra kur je 30 vjeçar, do i kesh humbur ato kur të arrish 50-at. Dhe pikërisht atëherë kur çunat të duhen më shumë, mbetesh vetëm. Sa jemi aktivë, shokët i zëvendësojmë me burrat e shoqeve të grave, kolegë, , prindër të shokëve të fëmijëve, të njohur nga palestra ku shkojmë e të tjerë si këta. Por kur fëmijët dalin nga shtëpia, kur nuk ka më kurse karateje dhe udhëtime pune, burrat zbulojnë se s’kanë kë të telefonojnë, miqtë janë të zënë me jetët e tyre. Ky është momenti kur vetmia dhe izolimi rrezikon jetën e një burri.
Gratë nga ana tjetër nuk kanë të njëjtin problem, ato janë shumëfish më të afta se burrat për të ruajtur lidhje të forta dhe emocionale me mikeshat e tyre. Gratë mund të punojnë po aq shumë sa burrat, e megjithatë, ndoshta për shkak të natyrës , ato nuk vuajnë izolimin që u ndodh meshkujve. Psikologët thonë se kjo ndodh për shkak se gratë bisedojnë me shoqet e tyre për çështje të rëndësishme emocionale, ndërsa burrat nuk para bëjnë të tilla biseda me sho-shoqin pasi ato konsiderohen jo burrërore. Ne flasim kryesisht për politikën, sportin a ndonjë film të mirë, ndërsa ndjenjat dhe emocionet I mbajmë për vete. Në fakt, ndërsa një grua mund të ketë tre apo katër mikesha të ngushta me të cilat mund “të zbrazet” nga ana emocionale, burrat kanë vetëm një njeri në botë me të cilin ata janë plotëisht të ekspozuar emocionalisht, gruan e tyre.
Disa ditë më parë, ndërsa flisja me një mik, po e sillja nëpërmend shkrimin që tani po lexoni. Në bisedë e sipër ai më zbulon se ka vendosur të largohet nga Shqipëria, dhe jo sepse është keq këtu, por për fëmijët që nuk dëshion t’i rrisë në këtë vend, siç më tha. Më tregoi sesi i kishte bërë gjërat gati në Amerikë, ku mund të punonte fare mirë, në biznesin e tij, me shumë më shumë fitime e me shumë më pak kokëçarje se në Tiranë.
Tek shkruaja këto rreshta, po mendoja për mikun tim që së shpejti largohet. Mendoja për sakrificën e tij, të largimit nga vendi në moshen 40 vjeçare, shpërnguljen për diku ku ka Ligj dhe Rregull, por nuk ka miq. Distancat janë të mëdha, koha e shkurtër, lënia e punës, e pamundur. Do jetë më mirë për fëmijët, sigurisht, me gjasa më mirë do jetë edhe për mikun tim, por ai duhet ta dijë, se të presësh fijet e një jete të tërë e të ndërrosh kontinent mbart në vetëvete edhe koston e izolimit social dhe vetmisë. Kosto që shumë emigrantë e pranojnë se e vuajnë. Seps, nëse ka diçka ku Shqipëria është ende më mirë se Perëndimi, është ndërveprimi me njerëzit. Jeta e zhurmshme në komunitet, siç natyra e njeriut e kërkon. Rutina Punë- Shtëpi- Punë e jetës moderne në Europë dhe Amerikë na josh, por edhe na bën të vuajmë, shumë.
Prandaj çuna, pyeteni veten, sa shpesh dilni me shokët dhe mundohuni që çdo javë të takoni çunat për ndonjë birrë të paktën, sepse ndryshe rrezikoni shëndetin. Të dashura gra që lexuat deri në fund, nëse keni burra që ndahen në dysh mbas punës, fëmijëve dhe jush, inkurajoini ata të dalin, pse jo, të udhëtojnë me shokët e të ruajnë miqësitë e vjetra, kjo ua zgjat jetën.
Botuar në :Peshku pa ujë
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar1 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar1 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet1 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix1 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore1 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook