Lidhu me ne

Aktualitet

Seriali më i ri në TVSH


Pas serialit “Njerëz dhe Fate” vjen një produksion tjetër shqiptar me të njëjtën tematikë. “Ti mund të më quash Xhon” është seriali i cili do të transmetohet së shpejti, me 5 seri, në Radio Televizionin Shqiptar. Vjen me regji nga Dionis dhe Klajdi Papadhimtri, ndërsa trajton konflikte sociale dhe ekonomike mbi jetën aktuale në Shqipëri.
Në qendër të filmit është dashuria mes dy të rinjve, Xhonit dhe Lornës, që nuk pranohet nga familja e vajzës për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike së familjes së djalit. Këtu lind konflikti që parashtron më tej një sërë konfliktesh të tjera.
Ky realizim ka bërë të mundur bashkimin e disa emrave më të njohur të kinematografisë shqiptare si : Ermira Gjata ,Gëzim Rudi, Arben Derhemi, Gent Kame etj.
Përveç emrave të njohur të kinematografisë në këtë serial kanë debutuar edhe emra të rinj si moderatorja Nevina Shtylla, e cila ka dhe rolin kryesor, por edhe emra të tjerë si Eva Murati.
Ndërkohë që kastit i është bashkuar edhe këngëtarja, Rovena Dilo, e cila është në rolin e mamasë së vajzës, Lornës. Të shohim nëse ky serial do të ketë të njëjtën shikueshmëri siç u ndoq në masë nga një publik i gjerë “Njerëz dhe Fate”
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar4 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar4 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet4 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix5 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore5 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore19 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix19 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix20 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix20 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook