Lidhu me ne

Kryesore

Ju bëni ‘selfie’ sepse ndiheni të vetmuar, thonë ekspertët

‘Selfie’ konsiderohet si një trend i kohëve të fundit, ku gjithçka fillon me një shkrepje të thjeshtë në rastet më normale të mundshme, e duke përfunduar më pas në një ‘obsesion’ për të bërë sa më shumë foto, dhe për të dalë sa më perfekt.
Por, çfarë mendojnë ekspertët në lidhje me këtë?
Ekspertët thonë se personat të cilët bëjnë foto të vetes së tyre vazhdimisht, i bëjnë me qëllim që të marrin aprovimin e të tjerëve.

Shumë persona kthehen në njerëz ‘të fiksuar’ pas selfie-ve dhe janë të prirur të bombardojnë profilin e tyre në instagram, por jo vetëm, me foto të tyre. Këto persona e kanë të pamundur ta shtyjnë një ditë pa bërë selfie në destinacione të ndryshme, sipas ekspertëve.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se personat që bëjnë shumë ‘selfie’ konsiderohen si të vetmuar. Kjo mund të sjellë probleme në shoqëri dhe shpeshherë probleme mendore.
Lideri i disa studimeve lidhur me çështjen në fjalë, Dr Peerayuth Charoensukmongkol, Bangkok thotë: “Jo vetëm që individët bëhen të fiksuar duke bërë selfie, dhe priren të mendojnë se jeta e tyre personale dhe mirëqenia psikologjike janë dëmtuar, por gjithashtu ata mendojnë se cilësitë e marrëdhënieve me të tjerët janë zhvlerësuar.”

Psikologë të tjerë shprehen se kjo sjellje mund të vijë edhe si pasojë e ankthit.
“Ankthi ndodh rëndom të jetë arsyeja se pse personat që pëlqejnë të fotografojnë veten e tyre, fokusohen më shumë te kjo e fundit dhe shfaqin interes më të paktë për personat e tjerë”, shton Dr Charoensukmongkol.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar1 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar1 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet1 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix1 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore1 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook