Lidhu me ne

Temporal

Lamtumirë Franko!


Francesk Radi
Franko nuk ia doli dot! U nda nga jeta në moshën 68-vjecare. Pas disa ditësh në spital, në gjendje kome për shkak të hemorragjisë cerebrale, ai nuk ja doli dot të fitonte betejën me jetën. Franko u dërgua me urgjencë në spital para një jave. Me gjithë përpjekjet për t’i dhënë ndihmë dhe për ta çuar drejt një vendi tjetër, Radi nuk dha asnjë shenjë përmirësimi. Lamtumirë Franko! Jetoi gjithë jetën në simbiozë me këngët e tij, dhe fatkeqësisht…ai sot e humbi pranverën.
tefa-640x318
***
Ishte viti i largët 1972 kur Françesk Radi realizoi dy video klipet e para shqiptare, “Adresa” dhe “Biçikleta”, dy këngë hit të asaj kohe, por që vazhdojnë të këndohen edhe nga të rinjtë e sotëm. Megjithëse pengu i tij ishte që nuk i këndoi ashtu siç donte vetë. “Franko, bëje zërin më të thjeshtë, jo si Çelentano”, i thoshin kontrolluesit e vijës artistike ndërsa Françesku regjistronte këngët në studio.
Sot ato video klipe nuk ekzistojnë më, as në arkivin e RTSH-së dhe as regjisori që i ka realizuar nuk di se ç’fund kanë pasur. Ndoshta nuk ka qenë e thënë që të rezistonin, Franko nuk i këndoi siç donte dhe ato u zhdukën, si për të treguar se ajo kohë e errët për lirinë e artit shqiptar duhet harruar.
Por më e keqja nuk kishte ardhur akoma. Në festivalin famëkeq të vitit 1972, Françesk Radi interpretoi këngën “Kur dëgjoj zëra nga bota”. Me tekst nga Sadik Bejko, kënga ishte një formë proteste për luftën në Vietnam, ku edhe amerikanët ishin kundër kësaj lufte. Në këtë mënyrë ai u bë vërtetë një Çelentano shqiptar, që kërkoi t’i këndonte jo vetëm dashurisë, por edhe luftës, përditshmërisë dhe problemeve politike. Por kjo nuk mund të zgjaste shumë në Shqipërinë komuniste. Fundi dihej.
Nga skena e festivalit të Radio Televizionit Shqiptar, ai u degdis në Fushë Arrëz, ku interpretoi në Shtëpinë e Kulturës dhe organizoi disa aktivitete. Tetë vjet iu desh të priste, derisa më në fund të rikthehej në Tiranën e tij që aq shumë e donte, ku me kitarën që nuk e ndante kurrë nga dora, filloi punë në cirkun e Tiranës.
Kaluan plot 21 vjet që Françesk Radi të rikthehej në skenën e Festivalit të RTSH-së, aty ku në vitin 1993 interpretoi këngën “Një nënë, fëmijët, koha dhe unë”. Megjithë zemrën e lodhur të kohës që e mbajti larg skenës, ai rigjeti forcën për të qenë ndër kantautorët kryesorë të Shqipërisë post-komuniste.
Me këngët “Telefonatë zemrash”, “Ky fat na ra”, “Rock i burgut”, “Zemër e lodhur” ai u përpoq t’i paraqiste publikut shqiptar temat e emigracionit, fatit njerëzor, gjendjen e artistëve shqiptarë. Ashtu siç bënte edhe idhulli i tij përtej Adriatikut, Adriano Çelentano, të cilin tashmë ishte plotësisht i lirë të frymëzohej duke e dëgjuar.
Gjatë gjithë jetës duket se ka ndjekur këshillën e të vëllait, Ferdinand Radit, aktorit të madh që u nda nga jeta 13 vite më parë, në 2004. “Franko, duhet të bëhesh artist shumë i mirë që jo vetëm të pëlqehesh, por dhe të mbijetosh sepse ne jemi dhe me biografi dhe për të çarë në këto kohë duhet të jesh më i miri”, i thoshte Nandi. Këshillë që ai jo vetëm e ndoqi vetë, por u përpoq t’ia transmetonte edhe mbesës, Rozanës, të cilën e mbështeti fort në rrugën artistike, ashtu si një herë e një kohë atë e mbështeste Ferdinandi./Tiranapost
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix16 minuta më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix18 minuta më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix24 minuta më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix26 minuta më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix27 minuta më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix30 minuta më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix33 minuta më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix39 minuta më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix45 minuta më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar50 minuta më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook