Nëse  ka një shpenzim të përhershëm në familjet shqiptare apo buxhetet personale është pikërisht ai për blerjen e paketës së telefonisë celulare. Por çfarë po ndodh me këto paketa në Shqipëri?

“Shuplaka” hulumtoi në disa prej dyqaneve të tri kompanive “Vodafone”, “Eagle Mobile” dhe “T-Mobile”(Telecom) dhe ajo që zbuloi, gërshetuar edhe me rrëfimet e vetë konsumatorëve, është me të vërtetë shqetësuese.

Të treja këto kompani nuk tregohen të vërteta me qytetarët, duke u shitur paketa, që nuk zgjasin më shumë se 28 ditë, por që konsumatorët i blejnë si mujore. Ajo që ndodh tek këto kompani, nuk ndodh tek ”Plus Communication”, që vazhdon t’i ketë paketat 31 ditë.

Nga ana tjetër luhet edhe me sasinë e internetit që serviret. Nga 3 GB, sasia zvogëlohet krejt papritur në 500 MB (kjo në varësi të ofertave).