Radar
Kur rusët nisën ‘pushtimin’ e Gjermanisë së Hitlerit…

Kjo fotogaleri sjell imazhet pikëlluese të marra nga objektivi i një fotografi sovjetik i cili shpenzoi plot 1418 ditë duke kapur pamje nga tmerret e Luftës së Dytë Botërore, foto të cilat ndihmuan të provohej mizoria e luftës, por jo vetëm…
Këto foto shërbyen më pas edhe si prova autentike të asaj që është konsideruar nga ekspertët si një pushtim i Gjermanisë naziste nga Ushtria e Kuqe, pushtim ky që kulmoi me rrënien e Berlinit dhe zhdukjen misterioze të Adolf Hitlerit, deri te ndarja e gjermanisë me mur.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, fotografi sovjetik i luftës Yevgeny Khaldei, nuk u ndal kurrë me aparatin e tij duke kaluar 1418 ditë me dëshmitë nga kronikat me tmerre të luftës.
Ai është i mirënjohur për imazhin e tij spektakolar të portretit të ushtarëve sovjetik që shpalosin flamurin e madh sovjetik mbi çatinë e Reichstag-ut, pasi Ushtria e Kuqe kishte marrë kontrollin e selisë së pushtetit nazist më 2 maj 1945.
Ai e portretizoi qartë në këto foto Makinën sovjetike të Luftës me kërkesë të Stalinit, i cili donte t’i tregonte gjithë botës forcën e Ushtrisë së Kuqe.
Por ai gjithashtu regjistroi me aparatin e tij çlirimin e Sevastopolit, Sofjes, Beogradit, Bukureshtit dhe Vjenës, si dhe rënien eventuale të Berlinit.
Ai gjithashtu ka fotografuar çdo udhëheqës rus që nga Stalini, si dhe fotot e tij gjatë takimeve me Aleatët në samitin e Jaltës dhe Potsdamit, si dhe gjyqet e Nurembergut, foto të cilat janë shpërndarë në të gjithë botën.
Vajza e tij, Anna, ka rifituar tashmë trë drejtën për posedimin e negativave të tij, pas një beteje gjyqësore 15-vjeçare.
Ajo tani është duke u përgatitur për të sjellë këto foto përsëri në Moskë dhe për të hapur një ekspozitë këtë muaj, që përfshin imazhet e papara nga fotografi i famshëm rus.



























Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu