Lidhu me ne

Kryesore

Raporti i Freedom House për demokracinë, asnjë përparim për Shqipërinë  

Raporti i Freedom House për demokracinë, asnjë përparim për Shqipërinë

Organizata për të Drejtat e Njeriut me seli në Shtetet e Bashkuara, Freedom House (FH), vlerëson se Kosova ka shënuar përparim të lehtë, ndërsa Shqipëria nuk ka shënuar ndonjë ndryshim në shkallën e demokracisë që nga viti i kaluar. Këto vlerësime janë pjesë e projektit “Vendet në tranzicion”, një studim i Freedom House mbi demokracinë në 29 vende ish komuniste nga Evropa qendrore deri në Azinë Qendrore.
Sipas raportimit të “Zërit të Amerikës”, qëllimi i projektit është vëzhgimi vjetor i reformave demokratike, një projekt që ka filluar të publikohet që nga viti 1995 dhe me metodologjinë e njëjtë që nga viti 2003.
Në një vlerësim nga një deri në shtatë, ku nota një është shkalla më e lartë, ndërsa 7 është shkalla më e ultë e përparimit demokratik, Shqipëria ka notën 4.14, njësoj sikurse edhe vitin e kaluar. Kosova ka notën 4.96, ndryshe nga 5.07 që e kishte një vit më parë.
Nga vendet e rajonit vetëm Mali i Zi ka shënuar përparim dhe nga 3.96, sivjet ka 3.89 pikë. Bosnja e Hercegovina nga 4.50 në 4.54. Kroacia nga 3.68 në 3.71, Maqedonia nga 4.29 në 4.43, Serbia nga 3.75 në 3.82.
Vlerësimi i shkallës së demokracisë përfshin disa kategori si: procesin zgjedhor, shoqërinë civile, mediat e pavarura, qeverisjen demokratike kombëtare, qeverisjen demokratike lokale, kuadrin juridik dhe pavarësinë e drejtësisë dhe shkallën e korrupsionit.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar3 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore4 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore7 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore10 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore11 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar11 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Facebook