Lidhu me ne

Temporal

Toleranca nuk mjafton! Duhet dashuri…

Toleranca nuk mjafton! Duhet dashuri…

Gjergj Meta
“Predikuesit e tolerancës duhet të bëjnë një hap mbrapa. Toleranca nuk është gjë tjetër vetëm se një slogan i atyre që nuk janë të aftë të duan dhe ajo nuk mjafton. Sot nuk kemi nevojë të tolerojmë, por të duam. Sepse mbi këtë terror do të fitohet vetëm nga aftësia jonë për të dashur e për të qarë për të tjerët”. Janë fjalët e një mendimtari bashkohor egjiptian Wael Farouq, menjëherë pas atentateve në Egjipt të dielën e kaluar.
Në Egjipt përgatitet të shkojë edhe Papa Françesku në fund të këtij muaji. Menjëherë pas atentatit të së dielës Salla e Shtypit e Vatikanit ka konfirmuar përsëri Udhëtimin e Papës. Pa asnjë tërheqje dhe me vullnet të plotë Ati i Shenjtë do të shkojë në takimin me autoritetet egjiptiane, me kreun e Kishës kopte Papa Tawadros II, me Myftiun e Madh të Egjiptit dhe me lider të tjerë religjiozë të vendit. Një vullnet ky i Papës Françesku i cili është i bindur se “urrejtja nuk mundet me urrejtje dhe se mbi terrorin nuk fitohet me më shumë terror”.
Përgjakja e kryeqytetit egjiptian gjatë meshës së të krishterëve koptë në të djelën e Larit, pikërisht në fillim të javës së mundimeve të Krishtit, është një nga aktet në vazhdimësi të asaj të keqeje që në gjuhën mediatike quhet Daesh, pra i ashtuquajturi Shtet Islamik. Qëllimi është i qartë përsëri edhe një herë, përdorimi i frikës për të mbjellë përçarje dhe ligësi ndërmjet frymorëve njerëzorë, në jetën shoqërore dhe sidomos në jetën e një vendi aq të rënduar si Egjipti.
Kohët e fundit Egjipti, përveçse si një nga vendet me probleme politike dhe shoqërore në lindjen e mesme, njihet edhe si vendi që në më shumë se një rast, nëpërmjet fatwa-ve të Këshillit të dijetarëve islamë, i udhëhequr nga Myftiu i Madh i Egjiptit, ka dhënë orientime shumë interesante në lidhje me raportin e myslimanëve me të krishterët. Mjafton të kujtojmë se kohët e fundit, pikërisht në mars të këtij viti “Shtëpia e fatwa-ve” (Dar al Ifta al Misryah) e kryesuar nga Myftiu i madh kishte marrë një pozicionim të qartë kundër një numri të madh sentencash të dijetarëve islamë, sidomos nga vendet arabe, që ishin kundër të krishterëve dhe sipas kësaj “shtëpie” ishin rreth 90 % (në një numër prej 5500 fatwa-shë) e tyre të tilla.
Mund të thuhet, dhe këtë e thonin edhe dëshmitarë të asaj dite të përgjakshme, se ka një vullnet popullor, një vullnet të njerëzve të thjeshtë që duan paqen me të gjithë, me të krishterë e me myslimanë. Edhe në Shqipërinë tonë gjithashtu, përveç ndonjë fondamentalisti andej e këndej, jeta e njerëzve të thjeshtë është e mbushur plot me dëshirë për të jetuar bashkë dhe në paqe, për të festuar e gëzuar së bashku duke e lënë ndërgjegjen e secilit të lirë për të besuar. Këtu nuk bëhet fjalë për t’i ra mohit të vërtetës, por për të jetuar në paqe. Kur ne pretendojmë se jemi mbrojtësit e të vërtetës me fanatizëm, kthehemi në diktatorë e fondamendalistë. Është e vërteta që na mbron dhe na kërkon neve dhe ajo nuk imponohet me forcën e bombave me dhunën e prerjes së kokave, por paraqitet me dialog dhe dëshirë për bashkëjetesë në paqe.
Prandaj, që kjo logjikë të ecë përpara, pra ajo e paqes, kërkohet dashuri dhe një dashuri vepruese në ndihmë të njëri-tjetrit. Dashuria është përtej tolerancës. Ja çfarë thonte përsëri në një shkrim të tijin egjiptiani Wael Farouq, menjëherë pas atentatit në Kishën Kopte: “Shumë myslimanë dolën në ndihmë për të dhënë gjak, kanë hapur dyert e xhamive për t’u kujdesur për të plagosurit dhe kanë qarë me lot të nxehtë ndërsa tërhiqnin të plagosurit në Kishë. Njerëzia e tyre ka fituar mbi propagandën e urrejtjes. Myslimanë dhe të krishterë kanë qëndruar bashkë, në spital, në xhami, në Kishë.” Atë propagandë urrejtjeje që vjen nga ata të cilët përjashtojnë të tjerët dhe mendojnë se kanë fenë e vërtetë për fat të keq e pësojnë shumë sish të cilët më pas kthehen në armë vdekjeprurëse për të tjerët.
Këto ditë ne të krishterët anembanë botës do të mblidhemi për të kremtuar Pashkën e Ngjalljes e do të lutemi jo vetëm për veten tonë, por pikërisht të Premten e Madhe do të lutemi për të gjithë botën, për besimtarë e jo besimtarë, për myslimanë e hebrenj, për ateistë e agnostikë. Dhe askush nuk na pengon ne të gjithëve, pavarësisht nga besimi apo mosbesimi, të ëndërrojmë e të punojmë për një botë më të mirë, një botë në paqe, të bukur e plot dinjitet ku njerëzit nuk vriten pse luten apo pse besojnë ndryshe.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook