Lidhu me ne

Temporal

“Asnjëherë mos hiq dorë nga ëndërrat e tua”

Udhëtimi për në Harvard filloi me dy fjalë të thjeshta
Eni Dervishi lindi në një qytet të vogël të Shqipërisë dhe ëndërronte që e vogël të shkonte në Harvard. Tani praktikon shtatë gjuhë të huaja, merret me mësimin e kandidatëve për shtetëzim në SHBA dhe do të zgjedhë së shpejti midis intershipeve europiane të ndryshme të ofruara përmes universitetit.
Eni Dervishi, 17 vjeçarja nga Pogradeci, ka qenë gjithnjë e intriguar nga gjuhët e ndryshme. “Kur isha në kopsht, një mësues na mësonte si të thonim “karrige” dhe “tavolinë” në anglisht. Mu duk shumë tërheqës fakti që mund të përdorje dy fjalë të ndryshme për një objekt”- kujton ajo.
Në qytetin e saj të vogël, mësimdhënia ishte e limituar. Por Eni ishte e vendosur të mësonte. Ajo kishte dëgjuar se një fqinj i saj dinte anglisht. “Mendova të shkoj t’i trokas në derë, i kërkova të më mësonte dhe mesa duket gruas së tij i erdhi keq për mua”- tha Dervishi.
Kur një shok më i rritur nisi të mësonte Italisht, Dervishi i shkonte nga pas që të mësonte, së shpejti ajo shtoi dhe frëngjishten, duke udhëtuar në Tiranë për libra. Gjermanisht, spanjisht dhe pak portugalisht, mësoi nga telenovelat.
Më në fund vendndodhja e saj e izoluar u kthye në një avantazh, sepse qyteti i saj i lindjes, Pogradeci, ndodhet pranë liqenit të Ohrit dhe është një tërheqje për turistët. Kështu që ajo mundi të praktikonte gjuhët të ndryshme me vizitorë të huaj.
Këmbëngulja e saj u vlerësua me një bursë të plotë, në fakt ajo u pranua në 14 kolegje, nga 15 që kishte aplikuar. Por sfidat vazhdonin. “Frikës së kalimit nga shkolla e mesme në të lartën, iu shtua dhe udhëtimi në një tjetër shtet”- thotë ajo.
Realizimi i ëndërrës së saj e ka çuar atë shumë larg nga Shqipëria. “Unë gjithnjë kam ëndërruar të udhëtoj nëpër botë dhe Harvard ma dha këtë mundësi. Kam njohur njerëz me pikëpamje shumë të ndryshme dhe kam arritur të mësoj nga profesorët më të mirë në botë”- shprehet Dervishi.
“Asnjëherë mos hiq dorë nga ëndërrat e tua”- është mesazhi i Eni Dervishit.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore4 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar4 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix4 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix4 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix4 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix4 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix4 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix4 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix4 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix4 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook