Lidhu me ne

Aktualitet

Pse njerëzit nuk kanë besim tek politika?


eu
Besimi tek poltikanët ndodhet në nivelet më të ulëta historike, madje edhe në vendin etalon të demokracisë në SHBA. Sondazhet më të fundit tregojnë se njerëzit në Europë dhe në SBA HBHBa kanë më pak besim te kryeministrat e tyre, sesa tek kanalet televizive. Kjo në një kohë që edhe mediat gëzojnë besimin e vetëm 21% të publikut.
Megjithatë, për habi të shikumëkujt edhe më i vogël është besimi tek parlamenti i cili zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli dhe në kushte funksionimi normal duhet të gëzonte mbështetjen e publikut. Vetëm 9% e publikut perëndimor beson tek Parlamenti ose Kongresi Kombëtar.
Teknologjia dhe globalizmi janë sipas analistëve dy nga shkaqet pse ndodh kjo gjë. Por, megjithatë shkaku primar dhe mbizotërues është se ekziston një perceptim i madh në publik se politikanët nuk punojnë për interesat dhe të mirën e votuesve.
Problemi i mosbesimit te qeveria tejkalon figura kontroverse si Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe ka me dhjetëra vite që ekziston si fenomen. Që prej vitit 1972 studimet tregojnë se pjesa më e madhe e njerëzve nuk besojnë se qeveria po punon në interes të tyre. Në vitin 2015 kjo shifër kapi minimalen historike, teksa vetëm 1 në 5 amerikanë besonte tek qeveria e tij. Edhe më i përgjithshëm dhe shqetësues bëhet problemi kur e referojmë në terma përtej politikës. Kur njerëzit pyeten a kanë besim te të tjerët që prej vitit 1980 shihet se ka rënë jashtë mase dhe vetëm 1 në 3 perëndimore shprehet se ka besim te miqtë dhe të afërmit.
Pra, problemi nuk është vetëm politik, por është i rrënjosur në botëkuptimin tonë dhe për këtë gjendje shkaktarët janë zhvilluar brenda nesh për dhjetëra vite. Globalizimi i vazhdueshëm me ritme galoponte dhe ndryshimet teknologjike janë një faktor kontribuues në rritjen e mosbesimit dhe tek dyshimi për gjithçka te njerëzit.
“Facebook-u” dhe rrjetet sociale janë vendi ku shprehen të gjithë opinionet dhe dyshimet dhe për pasojë shtohen eksponecialisht dhe pikëpyetjet për shumë nga çështjet e së përditshmes dhe aktualitetit që ndoshta brezat e kaluar, nuk i vërenin me kaq shumë vëmendje.
Aktualisht shteti perëndimor i cili ka më shumë besim te qeverisja dhe institucionet e tij është Suedia, publiku i së cilës 59% beson se politikanët e tyre punojnë në emër të interesit publik dhe së mirës të përbashkët të tyre.
Megjithatë, aktualisht në shkallë ndërkombëtare besimi tek qeveria ka kapur nivelet minimale të regjistruara ndonjëherë. Ndoshta, jo vetëm faktorët afatgjatë socio-psikologjikë, por edhe premtimet e panumërta të pambajtura janë shkaku se përse politika po bëhet sinonim i mashtrimit sa më shumë vitet kalojnë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Videoja virale nga Festivali i Kanës: Kelly R shpërthen ndaj sigurisë

Kelly Rowland u pa duke qortuar një roje sigurie në Festivalin e Filmit në Kanë 2024 të martën. Fillimisht, ish-anëtarja e Destiny’s...

Mix13 orë më herët

Billie Eilish flet për raportin me Jesse Rutherford pas ndarjes

Gjërat janë ende mirë mes Billie Eilish dhe Jesse Rutherford. Sipas një fragmenti të pabotuar nga kopertina e saj e...

Mix13 orë më herët

Sean “Diddy” Combs përballet me një padi të re

Sean “Diddy” Combs po përballet me një tjetër padi për sulm se*sual. Ish-modelja Crystal McKinney pretendon se reperi  e detyroi...

Mix2 ditë më herët

Braktisi Italinë për Shqipërinë pas 30 vitesh, Beniada Nishani rrëfen arsyet

Modelja e njohur Beniada Nishani ka treguar se ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë kur së bashku me familjen u...

Aktualitet2 ditë më herët

Një provokim pa shije në tarracën e një bashkie

Dom Gjergj Meta Merret vesh lehtë se ky është një provokim, i kërkuar, i mirëmenduar dhe i mirorganizuar nga lobe...

Mix2 ditë më herët

Nektarina apo pjeshkë? Ndryshimet dhe efektet shëndetësore të frutave të stinës

Pjeshkët dhe nektarinat janë dy varietete të së njëjtës specie. Ndryshimet midis këtyre dy varieteteve kanë të bëjnë sidomos me...

Radar2 ditë më herët

Pasuese e Berishës? Argita e pranon: Jam gati të marr drejtimin e PD

Edhe pse tha se nuk ka asnjë plan konkret, Argita Malltezi u shpreh në A2 CNN se është e gatshme...

Radar2 ditë më herët

“Pushteti i drejtësisë ishte marrë peng”, Spiropali: Opozita në mëngjes kërkon drejtësi nga SPAK, në darkë dalin poshtë ballkonit të Berishës

Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, foli për Prokurorinë e Posaçme, duke e quajtur si diçka të re në...

Mix5 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix5 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Facebook