Lidhu me ne

Temporal

14 vjeç… Nuse!

14 vjeç… Nuse!

 “Gjino, rritu të kapësh fikun se do ta hanë të tjerë”. E ku ta dinte Gjino se nuk bëhej fjalë për frutin e stinës (që as nuk qërohej, e as nuk hahej).
 14 vjeç dhëndër, për të përmbushur vullnetin e dy prindërve që e kishin djalë të vetëm. Ai ishte i paaftë që si bashkëshort i ardhshëm të jepte pëlqimin e lirë dhe të plotë për Marigonë, që në fakt e donte si motër. Zakoni patriarkal i familjeve në katundet malore të Shqipërisë së Jugut, i martesave në moshë të re përbën edhe thelbin e kësaj vepre që vazhdon të jetë njësoj aktuale. Shkuesia është një “profesion” i njohur e “çertifikuar” prej traditës shqiptare. Veçanërisht vajzat e vogla janë viktimat e këtij rregulli të mbartur zakonor.
Më herët por edhe sot, numri i djemve që martohen në moshë të vogël është më i ulët se vajzat. Megjithatë për t’i shtuar edhe më shumë tragjizmin e njëkohësisht komizmin kësaj tradite Çajupi vendosi që të sillte një dhëndër 14 vjeçar e një nuse më të madhe në moshë. Një lidhje e nxitur prej interesave dhe mentaliteteve të familjes, e që nuk lidhej aspak me afeksionin shpirtëror e aq më pak seksual të dy personazheve. Martesa e tyre kalon nëpër një numër të madh situatash duke përplasur kështu në vëmendjen e shikuesve/lexuesve shqiptarë një realitet të trishtë dhe zhgënjyes. Por çfarë e motivonte këtë traditë? Dukshëm, varfëria. Varfëria e asaj kohe kushtëzonte edhe normat kulturore. Familjet me shumë fëmijë, e veçanërisht me shumë vajza, e kishin të nevojshme përcjelljen e tyre në derën e burrit, e jo rrallë herë edhe kundrejt një çmimi.
Zakonet nuk pyesnin, zakonet nuk pyesin. Nëse më të rriturit vendosnin le të “rrokulliseshin gurë”, të rinjve(të vegjëlve) iu mbetet vetëm të thonë, po.
Më të rriturit? Autori vë përballë gjithë kohës vjehrrën dhe nusen, jo vetëm në këtë marrëdhënie të natyrshme tyren (si nuse dhe vjehrrë) por edhe si dy femra që dënojnë realitetin e njëra tjetrës, që ia “nxijnë” njëra tjetrës. Mendësitë trashëgohen. Tana ankohej që ishte e sëmurë, kishte ara e vreshta shumë, tani s’mundte se ishte plakë, ndaj kërkonte një nuse, një tjetër femër që të bënte punët e shtëpisë, duke zgjatur kështu zinxhirin e mendësisë se femrat janë për të larë, për të shplarë që të mos “qelbej” shtëpia. Vetë gratë dhe vajzat midis tyre ishin të bindura për rolin e tyre, të pa rol. Një grua e vuajtur kthehet në dinake dhe hakmarrëse. Tana hakmerret nga nuses për të gjitha vuajtjet që ajo ka kaluar, Marigoja hakmerret ndaj Tanës për këtë lidhje martesore me padëshirë. E zinxhiri vazhdon. E jo vetëm në marrëdhënien “më të pamëshirshme” nuse dhe vjehrrë por kjo bindje e shoqëron gruan edhe në marrëdhënien e saj më të ngushtë, me vajzën.
Një gjë është e sigurt. Ne, jemi të prirur ta ruajmë traditën, ti ruajmë normat zakonore. Kështu kemi ditur të sjellim zvarrë deri në ditën e sotme zakonin e martesave në moshë të re, tipar ky i familjeve në zona rurale dhe periferike, duke sfiduar edhe ligjet.
Ligjet? Ka ligj por ka edhe Maliq! Dhe ligji në dorën e Maliqit, jo gjithherë është i drejtë. Ka edhe njerëz indiferentë ndaj ligjeve, ose më saktë njerëz që nuk i njohin ato. Prindër që nuk i kushtojnë vëmendje edukimit kryesisht të vajzave, duke i konsideruar ato si një zë inferior për ndryshime në shoqëri. Kemi njohur e kemi parë, mund të kemi qënë edhe në dasmën e një çifti ku njëri prej të dyve ka qënë i mitur, megjithatë kemi bërë spektatorin e djegies së shamisë së beqarisë. Mund të jemi ndalur në një moment për të reflektuar mbi këtë martesë, mbase jo ose me shumë mundësi jemi bërë njësh me gëzimin krejt “normal” të asaj familje. Heshtje kolektive! Histeri kolektive!
Në fakt, sipas kornizës ligjore, martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Gjykata e vendit ku lidhet martesa, për shkaqe me rëndësi, mund të lejojë martesën edhe përpara kësaj moshe. Për shkaqe me rëndësi? Injoranca dhe refuzimi për të hapur sytë dhe mendjen  nuk është shkak që justifikon vazhdimësinë e kësaj tradite. Ndërsa, sipas konventës ndërkombëtare, martesat që përfshijnë një person nën moshën 18 vjeç, në të shumtën e rasteve konsiderohen shkelje të të drejtave të fëmijëve dhe të njeriut.
Martesat në moshë të hershme, e me padëshirë gjithashtu kanë një ndikim jo të vogël në psikologjinë e të miturve. Orjola Plaku, psikologe, thotë se martesat e hershme ndikojnë dukshëm në funksionimin e përditshëm. Madje konsiderohen si trauma psikologjike. Këto shkaktojnë jo vetëm probleme me humorin, ankthin dhe vetëbesimin por mbartin me mijëra konflikte të brendshme. Ka gjasa që lidhjet që krijohen herët janë më të predispozuara të shkojnë drejt zgjidhjes së martesës. Pasi marrëdhënia konsumohet dhe me rritjen zhvillohen pritshmëri të tjera për jetën. Kur një vajzë e mitur martohet, ajo privohet nga fëmijëria pasi  prej saj pritet të marrë përgjegjësi shtëpiake dhe të mëmësisë para se ta arrijë moshën e pjekurisë.
Ky fenomen duhet të marrë fund. Por, si? Të gjithë mund të kontribuojmë nga pak. Ta nisim duke mos u shkuar në dasëm?!
*Foto: “Dreka e beqarisë”
Sipas shumë të dhënave, që depërtojnë deri në ditët e sotme, ky festim për nder të nuses është quajtur “Dreka e beqarisë” ose “Gostia e Fundit” (e beqarisë).
Denisa Canameti/ Urbanus
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook