Lionel Messi si një lojtar i madh, katalanasi është kujdesur të duket i tillë edhe jashtë fushe.
Në një postim të fundit në faqen zyrtare në “facebook”, Messi ka njoftuar se falë fondacionit të tij, në Siri janë rindërtuar 20 klasa nga ku kanë përfituar 1600 fëmijë të cilët tashmë mësojnë në një mjedis më të përshtatshëm.
I gjithë talenti i tij është shpërblyer pasi lojtari renditet si një nga më të pasurit duke marrë parasysh se vetëm paga neto është 21 mln euro në vit, pa llogaritur kontratat me sponsor të ndryshëm.