Lidhu me ne

Kryesore

Si të mësoj një gjuhë të huaj?

SI TË MËSOJMË GJUHËT E HUAJA

Ja një listë këshillash sa argëtuese aq edhe të vlefshme për të mësuar sa më shpejt gjuhët e huaja: nga filmat, këngët e deri te komunikimi i përditshëm për të pasuruar fjalorin. Por mbi të gjitha, mos kini frikë nga gabimet.
Të mësosh një gjuhë të huaj, përveçse domosdoshmëri në kohën e globalizimit, është edhe një eksperiencë shumë e bukur. Të bën të njohësh kultura të reja dhe të dish të komunikosh me njerëz të rinj. Në fillim interesi është shumë i madh, por më vonë me kalimin e kohës prioritetet ndryshojnë dhe të duket gjithmonë e më e vështirë që të bësh “llogaritë” me librin e vështirë të gramatikës, që duhet patjetër ta lexosh. Ajo që të duhet është një strategji ndihmëse, e cila të ndihmon të mos humbasësh për asnjë ditë “stërvitjen”. Kjo disiplinë mund të ndihmojë, por për ata që nuk e kanë një virtyt të tillë kemi edhe një listë këshillash sa argëtuese aq edhe të vlefshme.1.  Të dëgjosh këngë.
Mundohuni të gjeni tekstet e këngëve në gjuhën që ti kërkon të mësosh. Përpiqu t’i fiksosh fjalët dhe pastaj këndoje. Kjo do të ndihmojë shumë të kujtosh shprehje të reja, por edhe gramatikën. Truri yt do të mësojë të njohë modele linguistike, që më pas gjatë ndonjë bisede do të rikthehen në mendje me shumë lehtësi. Kjo mënyrë është shumë e mirë, sepse përsërit, dëgjon dhe vendos në praktikë jo vetëm fjalët dhe gramatikën, por edhe ritmin dhe tingullin e gjuhës. Ndërkaq, të kënduarit mund t’ju bëjë të ushtroheni në mënyrën se si duhet t’i thoni fjalët.2.  Të lexosh libra për fëmijë.
Është një mënyrë shumë e mirë, sidomos nëse sapo ke nisur të mësosh një gjuhë të huaj. Pikërisht kështu fëmijët nisin të ushtrohen. Mendja jote do të memorizojë imazhet dhe do t’i lidhë me fjalët e përdorura.

3.  Leximi i librave.

Lexo libra të shkruar në gjuhën që dëshiron të mësosh. Nxirri të gjitha fjalët e reja që nuk i di teksa lexon. Në fillim do të jetë e vështirë, mos mendoni se do të arrini të kuptoni çdo fjalë apo frazë. Me kalimin e kohës do ta kuptosh se fjalori juaj do të nisë të pasurohet pak nga pak.

4.  Lexo revista dhe materiale në internet

Lexo revista apo artikuj në internet. Mjafton një artikull i shkurtër çdo ditë. Pastaj mund ta printosh dhe ta lexosh edhe para se të flesh. Zgjidhni zakonisht tekste të thjeshta që e keni më të lehtë t’i kuptoni.

5.  Mos ki frikë nga gabimet.

Nga gabimet mund të mësosh shumë. Nuk duhet të kesh frikë apo turp. Nuk duhet të jesh perfekt. Kujto që të gjithë kështu e kanë mësuar gjuhën në fillim. Përpiqu të mësosh disa fraza për t’u përdorur gjatë një bisede në gjuhë të huaj.

6.  Shihni shumë filma

Mirë do të ishte që filmat të kishin titra. Përpiqu të gjesh një nga filmat e preferuar në gjuhën që do të mësosh. Kërko filma të shkurtër dhe argëtues. Të mësosh një gjuhë të huaj duhet të jetë gjithmonë një eksperiencë që ju kënaq pa masë.

7.  Komuniko me të huaj

Zër miq të huaj. Shoqëria dhe bisedat me ta, qofshin ato edhe virtuale, janë një mënyrë e mirë për të mësuar shpejt dhe rrjedhshëm. Çdo ditë një bisedë e shkurtër të ndihmon të ushtrohesh në gjuhën që do mësosh.

8.  Një mësues i mirë i huaj

Metoda më efikase, por edhe më e kushtueshmja për të mësuar një gjuhë të huaj, është të gjesh një mësues të mirë. Por nëse nuk ke mundësi të paguash shumë, atëherë përpiqu të bësh ndonjë shkëmbim: mësoji dikujt gjuhën tënde dhe ti mëso gjuhën e tij.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet2 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook