Lidhu me ne

Temporal

Duhet më shumë debat

Fevziu analizon opozitën e Bregut, Topallit dhe Selamit: Fryrja e deklaratave ishte në shërbim të mazhorancës

Fevziu analizon opozitën e Bregut, Topallit dhe Selamit

 

Blendi Fevziu, drejtuesi i emisionit “Opinion”, mendon se vendimi i Partisë Demokratike për të bojkotuar zgjedhjet ka qenë tërësisht konsensual dhe brenda kapit opozitar nuk ka patur asnjë “stuhi” kundër këtij vendimi. Ai i konsideron fryrjet e kontestimeve nga disa deputetë të PD-së si shërbim ndaj mazhorancës dhe jo forcim të demokracisë brenda partisë.
Sa i përket kundërshtarëve të Bashës, Fevziu thekson se Jozefina Topalli me Astrit Patozin kanë qenë kritikë të pandalur të qeverisë së Edi Ramës, ndaj kontestimet e tyre duhet të merren seriozisht brenda PD-së. Majlinda Bregun e konsideron si një figurë “ndërkombëtare” që po përpiqet të luaj rolin e negociatores, ndërsa për Eduard Selamin shprehet se ka zgjedhur një “rrugicë qorre” për të bërë opozitë.
Shkrimi i Blendi Fevziut:
Disa deklarime publike të pak deputetëve të PD-së dhe disa debate në grupin parlamentar të saj janë shndërruar në sagën e re mediatike në Shqipëri. Në varësi të orientimit politik që portalet kanë, ato janë trajtuar o si një rezistencë e fortë e brendshme kundër “autoritarizmit të Bashës” ose si një lëvizje e sponsorizuar nga Rama dhe PS për të thyer aksionin opozitar në rritje të Bashës.
Në varësi të pozicionimit fillestar, të gjithë ata që kanë qenë skeptikë janë sulmuar personalisht, janë anatemuar apo fyer, pa ju gjykuar idetë që kanë shprehur, ose janë pompuar po artificialisht, për t’i bërë më të zhurmshme dhe më alarmante disa debate thuajse fare të zakonshme. Në këtë kontekst, ajo që bie në sy është kultura e përhershme dhe që nuk po rresht e manipulimit, ku të gjithë merren me pikëpyetjen se për çfarë arsye një politikan e thotë një gjë, nga se është shtyrë dhe jo me debatin se sa real apo racional është diskutimi i tij. Një histori e vjetër në Shqipëri, atavizmi më evident i Shqipërisë së mbyllur dhe mendësisë totalitare që kemi trasheguar nga diktatura komuniste.
Natyrisht nuk kanë munguar as mediat e balancuara që e kanë konsideruar këtë si një veprim normal, madje një lloj debati që në asnjë rast nuk i ka kaluar kufijtë e normalitetit, edhe pse personat që e kanë ngritur atë kanë ndjekur rrugë të ndryshme dhe jo të ngjashme të opozitarizmit në këto 4 vjet.
Personalisht kam mbetur i befasuar nga niveli shumë i zbehtë dhe fare formal i kontestimit për vendimin e PD-së. Jo vetëm që nuk kam parë ndonjë stuhi brenda PD-së, përkundrazi, ky mund të jetë një ndër vendimet më konsensuale të saj. Që një parti të vendosë të mos regjistrohet në zgjedhje dhe të marrë vendimin që zgjedhjet të mos lejohen të zhvillohen, nuk është aspak e lehtë. Personalisht kisha menduar se ky vendim do merrej në debate të forta dhe të ashpra; në kryqëzime analizash dhe idesh të kundërta, shterrimi i të cilave, një nga një, do të çonte tek vendimi më i mirë.
Besoja se të gjithë politikanët me eksperiencë do ishin aty me idetë dhe opinionet e tyre, por kjo nuk ndodhi. Të konsiderosh një qëndrim të Majlinda Bregut, disa fjali të Jozefinës apo të Patozit si kontestim, është as më pak e as më shumë t’i vësh emrin një liqeni, oqean. Nuk po llogaris këtu qëndrimin e Selamit sepse ai as nuk u duk në diskutimin që u bë në parti. Fryrja e “kontestimit” ishte thjeshtë një shërbim ndaj mazhorancës, por i pasens.
E dyta, debati i brendshëm vetëm sa e forcon dhe e konsolidon një parti. Personalisht do kisha kërkuar më shumë debat edhe për t’i dhënë  forcë opozitës dhe më shumë legjitimitet aksionit të saj.
E treta, anatemimi dhe denigrimi personal i atyre që shprehën dyshime për vendimin e Bashës, gara e postimeve në facebook  kundër tyre, ishte më shumë se sa një neveri. Kjo histori e huazuar nga komunizmi, ku të gjithë solidarizoheshin me kryqëzatën për të dënuar armiqtë e partisë, është qesharake në vitin 2017. Aq më tepër denigrimi personal dhe jo debati mbi idetë e tyre. Në këtë kontekst, disa postime në facebook kundër atyre që shprehën ndonjë ide skeptike apo kundër, duke u marrë me ta përsonalisht dhe jo me idetë, ka qenë turpi i vërtetë i politikës së djathtë!
Natyrisht, të katër ata që janë shprehur publikisht kanë ndjekur rrugë të ndryshme opozitare. Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi kanë pasur vërejtje për vendimin e jo rrallë këto katër vite edhe për drejtimin e Bashës. Por të dy ata kanë qenë zëra të spikatur opozitarë në parlament. Nuk e kanë rreshtur asnjë sekondë kritikën ndaj Qeverisë Rama, ndaj kontestimi i tyre duhet marrë seriozisht. Dhe ky qëndrim 4 vjeçar e bën kontestimin e tyre edhe më dinjitoz.
Majlinda Bregu ka zgjedhur që herët një profil të ndryshëm opozitar. E ka parë veten më shumë si një figurë konsensuale dhe e matur, një lloj vijimi i profilit që pati në vitin e fundit si Ministre e Integrimit. Ajo ka pasur më shumë qëndrimin e një “ndërkombëtareje” brenda PD, me një lloj distance nga të dyja palët, se sa atë të një opozitareje aktive. Së fundmi ajo e ka qartësuar edhe vetë pozicionin e saj, duke deklaruar në disa postime në Facebook, se ka vetëm një filozofi politike, atë të Europës. Duke lënë të kuptohet se vetë po ndjek për të shkuar atje rrugën administrative të BE dhe jo atë që Basha e quan, rruga e vlerave të vërteta të BE.
Eduard Selami është pak më i vështiri për t’u klasifikuar. Në këto 4 vite ai ska folur asnjëherë në Parlament, por ka qenë aktiv së paku dy herë në intervista në VOA. Kjo është rruga që ai ka ndjekur për të qenë në politikë, një rrugë që më gjasë është “rrugicë qorre”. Por edhe kjo është zgjedhja e tij. Një njeri që ka qenë themelues i PD, i pari Sekretar i Përgjithshëm dhe më pas Kryetar i saj për 3 vjet, duhej të kishte luajtur një rol më aktiv në këto 4 vite.
Për të gjitha këto arsye, debati brenda PD është më shumë se sa normal, madje shumë më pak i tensionuar se sa ai që kam pritur unë dhe shumë vetë. Ai duhet stimuluar dhe jo të goditet, sepse vetëm një debat i hapur dhe tolerant e bën edhe vetë aksionin e PD më të besueshëm!
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook