Lidhu me ne

Aktualitet

Kartolinat e manipulimit  

Kush ka nevojë për propagandë dhe këmbëngulje propagandistike? Mund të merret me mend, ose pushtetet e reja që duan të legjitmohen, ose pushtetet që janë në krizë. Shqipëria e ka përjetuar këtë fazë me fundin e pushtetit të PPSh-së, por edhe atëherë në mbledhje dhe takime kërkohej të diskutoheshin probleme.
Ka qenë një kohë në Tiranë, diku në vitet 2000 e më pas, kur rehabilitimi I një rruge, vendosja e ndriçimit, krijonte gëzim dhe shihej me entuziazëm. Punë të bëra nga bashkia e aso kohe, por edhe pasojë e strukturimit ekonomik që solli pushteti I PS-së pas vitit 1997. Por a mund të thuhet se punët e tjera nuk vlejnë? Se reformat, ndërhyrjet ligjore, ristrukturimet, nuk janë të rëndësishme? Po thamë këtë, atëherë më së paku do të kemi mbivlerësuar punët kozmetike me të cilat edhe sot një përfaqësues politik si Erjon Veliaj, përmbyt ekranet dhe mediat online. Dhe me këtë mbivlerësim nuk bëjmë gjë tjetër veçse kapërdijmë një gënjeshtër, për të ulur standardin e gjykimit të punëve të vërteta.
Shembull i përpjekjes për manipulim është patjetër kryeministri Edi Rama, i cili ka nisur fushatë të vërtetë në Facebook ku përmes fotomontazheve që fyejnë inteligjencën e kujtdo, na thotë se punë të mëdha janë bërë nga viti 2013 e më pas. Sigurisht që edhe punë janë bërë, por të krijosh standard krahasimi me një vit në të cilin PS-ja u akreditua në parlament me një million vota, është të tradhëtosh me dorën tënde atë sukses që pretendon se ke arritur. Në mbarim të zgjedhjeve të vitit 2013, një përfaqësuese e PD-së, deklaroi se vota ishte e çuditshme, duke sjellë si shembull rrugën Tiranë – Elbasan, të sapopërfunduar – një punë vërtet e madhe, por që nuk solli asnjë benefit elektoral për qeverinë e asaj kohe. Përkundrazi. Çfarë shtyn atëherë një kryeministër të vendosë këtë metë krahasimi, kur mesazhi I 2013-ës ishte “shikojmë përpara?”
Me siguri që mbajtja gjallë e dikotomisë “ne” dhe “ata” është mënyra më e mirë për të manipuluar të pakënaqurit, por edhe ndoshta e vetmja mënyrë për të nxjerrë në pah punët. Më poshtë disa foto të postuara nga kryeministri montimi I të cilave është fare i papranueshëm: foto bardh e zi, kënd I ngushtë për fotot e vitit 2013, pamje nga lart, ndriçim, ngjyra për vitin 2017. Kartolina të këtilla janë fyerje, kuptohet për ata që kanë dinjitet dhe janë të aftë të fyhen, ato me siguri janë të dobishme vetëm për ata studentë ekselence që kanë pranuar stazhin e partisë si pikënisje të karrierës. Është fatkeqësi të mendosh se këto kartolina gëlltiten si tagse kundër – Berishë, ndërkohë që gjykimi mbi një qeveri do të duhet të jetë pak më objektiv. Të kujtojmë të gjithë se vetëm dje prokuoria mbylli hetimet për konçesionet e shëndetësisë duke pastruar figurën e një njeriu të superakuzuar si Ilir Beqja. Nëse nuk kemi të drejtën e akuzës, kemi patjetër të drejtën e dyshimit në një vend të vogël, ku transformimet e disave janë të kapshme edhe në hollësi banale./Respublica.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kioske1 ditë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix1 ditë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Mix1 ditë më herët

Si të shmangni ëndrrat e këqija

Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri ndonjëherë...

Kritike1 ditë më herët

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares!

Nga Spartak Ngjela: E vetmja mënyrë në të cilën një shoqëri të mumd të jetojë në çdo segment kohor pa...

Mix1 ditë më herët

Si të rrisësh fëmijë të suksesshëm

Është një ndër dilemat më të mëdha në jetë, në biznes dhe në rritjen e fëmijëve: A duhet të ndjekësh...

Mix1 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta me një super veçori të re

Meta ka përditësuar syzet smart Ray-Ban Meta për t’u dhënë më shumë mundësi përdorimit pa duar, duke filluar me një...

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të dini për turbulencat!

Nga Christine Chung-New York Times Udhëtarë të panumërt kanë përjetuar ndjesinë që shkakton ankth gjatë turbulencave në fluturime: shtrëngim sysh,...

Mix1 ditë më herët

Ja çfarë i ndodh trupit kur pimë shumë kafe!

Pavarësisht nëse jeni duke pirë një kapuçino të nxehtë rrugës për në punë ose duke shijuar një kafe latte të...

Mix1 ditë më herët

Roli i Amal Clooney në lëshimin e urdhër-arrestit për Benjamin Netanyahu!

Avokatja e të Drejtave të Njeriut Amal Clooney ishte pjesë e ekipit që bindi Gjykatën Penale Ndërkombëtare të akuzonte si...

Aktualitet1 ditë më herët

Evi Kokalari: Karrierën time e bllokoi Argita Malltezi

Nga Evi Kokalari Në nëntor të 2022, ishte takimi im i fundit me Berishën, ku i thashë që po mendoja...

Facebook