Shkrimtari dhe arkeologu i njohur Moikom Zeqo ka vlerësuar panairin e librit në Fier, si një mundësi promovimi për të lexuar sa më shumë. Ndërsa vlerëson mundësitë e teknologjisë për të arritur sa më shpejt tek libri, Zeqo pohon se të lexuarit është kulturë e pavdekshme.
“Ne nuk hyjmë tek popujt me parametra të lartë të kulturës së leximit në këto 26 vitet e fundit. Pa rënë në fatalizëm, shikoj që kultura e leximit në këtë që quhet rrjedhja e gjeneratave është një kulturë e pavdekshme”-tha Zeqo.
Profesor Moikom Zeqo nuk ka mundur t’i shmanget komenteve për ngërçin politik që ka përfshirë vendin, ndërsa thirrja e tij shkoi tek shqiptarët, që të jenë më shumë dashamirës të librit dhe më pak fansa të politikanëve.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu