Lidhu me ne

Kryesore

Ardit Çela: Pse LSI forcë e parë nuk është një slogan

Kandidati i LSI për Tiranën shprehet se me Ilir Metën president dhe LSI forcë të parë politike, Shqipëria është më e qetë, ka më shumë stabilitet, zhvillim dhe punësim 
Nga një drejtues ndër vite i Forumit Rinor të LRI-së, sot jeni renditur në emrat kryesorë të LSI-së për qarkun e Tiranës. Ç’do të thotë ky kandidim për ju? 
Për mua është vlerësim që forca politike ku aderoj që prej themelimit dhe ku kam 13 vite pjesëmarrje aktive e të pandërprerë të më përzgjedhë si pjesë të ekipit të Tiranës. Jam shumë mirënjohës ndaj strukturave drejtuese të LSI, por njëkohësisht edhe ndaj të gjithë anëtarësisë së LSI së kryeqytetit. Në të njëjtën kohë, mund të them se krahas vlerësimit rritet edhe përgjegjësia, dhe se ky kandidim, për të qenë përfaqësues i qytetarëve të Tiranës në parlamentin e ardhshëm, më bën të jem edhe më shumë i përulur ndaj qytetarëve dhe njëherësh të përkushtuar për të qenë gjithnjë gati e në ndihmë të zgjidhjes së problemeve të tyre. Së bashku me miqtë e tjerë, përfaqësues të LSI në parlamentin e ardhshëm, ne do të jemi përditë pranë njerëzve, në shërbim të tyre, pa u lodhur dhe mbi të gjitha duke u përpjekur e duke dhënë zgjidhje. Unë mendoj se mbi të gjitha qytetarët kanë nevojë për njerëz të përgjegjshëm, që t’i dëgjojnë me vëmendje e të përpiqen me sinqeritet për ta. Kanë nevojë që përfaqësuesit e tyre të jenë korrektë e të jetojnë përditë me hallet e me shqetësimet e tyre. Unë jam i bindur, se ekipi i LSI i përfaqëson më së miri këto vlera. Ne do të jemi përditë bashkë, të përulur, të sinqertë e plot përkushtim ndaj njerëzve.
Por në listën e LSI për qarkun Tiranë gjenden të përfshirë drejtuesit aktualë të LRI-së, si dhe mjaft të rinj të tjerë si kandidatë për deputetë në këto zgjedhje? Ndërkohë që nuk kanë munguar zërat kritikë, cili është argumenti juaj për këtë vendim të LSI? 
Përfshirja e të rejave e të rinjve në listat për deputet të LSI, përbën në fakt edhe një nga shtyllat kryesore të ndërtimit dhe të funksionimit të LSI, si një parti me mentalitet të ri dhe progresiv. LSI lindi si një forcë e re dhe si e tillë edhe u zhvillua, edhe u rrit. Kjo është ADN e LSI. Kjo është fryma dhe filozofia që LSI përcjell. LSI mbi të gjitha është partia e rinisë. Është partia e shpresës. Përfshirja e shumë të rejave e të rinjve në ekipet fituese që do të garojnë në këto zgjedhje e që pa diskutim do të jenë pjesë e parlamentit të ardhshëm, në LSI vjen natyrshëm. Vjen natyrshëm për disa arsye. E para sepse 80 % të votuesve të LSI janë të rinj dhe si e tillë meritojnë që të përfaqësohen në të gjitha nivelet vendimmarrëse ku hartohen, por edhe ku ndiqen politikat përkatëse me të cilat haset gjenerata e re. E pa diskutim, sepse përfaqësuesit e përzgjedhur janë të rinj e të reja të shkëlqyer. Përfaqësojnë vlera dhe energji. Të përgatitur dhe dinjitozë. E mbi të gjitha të rinj e të reja që i kanë dhënë provat se e meritojnë të jenë aty ku janë, e të luftojnë çdo ditë krah për krah bashkëmoshatarëve të tyre, për problemet e shqetësimet me të cilat ndeshen. Ne jemi krenar për Klajda Gjoshën dhe jemi të bindur se do t’i bëjë nder parlamentit të ardhshëm sepse është një model i suksesshëm i një të reje plot integritet, të kualifikuar e që detyrën e rëndësishme që iu dha si ministre e Integrimit Europian e ka përmbushur me shumë përgjegjësi dhe profesionalizëm. Ne jemi krenar për Kejdi Mehmetajn, e cila në katër vitet e kaluara të legjislaturës që sapo përmbyllëm ishte shembulli se si përfaqësohen interesat e studentëve, të maturantëve, të të rinjve. Ne jemi krenar për Endrit Braimllarin e Floida Kërpaçin, përgjegjshmërinë e të cilëve e shohim çdo ditë në Këshillin e Bashkisë së Tiranës, ku spikat dhe dallohet angazhimi i tyre konkret, i palodhur, duke dhënë zgjidhje për problemet jo vetëm të të rinjve, por për të gjithë qytetarët e Tiranës. Ne jemi krenar për Erisa Xhixhon, Klevi Pojanën dhe të gjithë të rinjtë e të rejat e tjera në të gjithë Shqipërinë dhe jam i bindur se do të votohen masivisht e do të jenë përfaqësues të shkëlqyer në parlamentin e ardhshëm.
Ilir Meta president, a është ky një disavantazh për LSI në këto zgjedhje? 
Jo, përkundrazi. Me Ilir Metën president dhe LSI forcë të parë politike, Shqipëria është më e qetë, ka më shumë stabilitet, zhvillim dhe punësim. Me Ilir Metën president dhe LSI forcë të parë, ne jemi të bindur se vendi do të jetë më afër zgjidhjeve, më afër Europës.
Cila është oferta e LSI për shqiptarët në këto zgjedhje? 
Oferta e LSI është e thjeshtë, e kuptueshme. Një raport korrekt dhe i sinqertë me qytetarët. Larg konfliktit. Larg arrogancës. Angazhim të përditshëm, pa u lodhur. Në shërbim të qytetarëve, të njerëzve të thjeshtë, me përulje dhe përkushtim.
Vota për LSI do të thotë një shans më shumë për rininë, për gruan, për familjen, për vendin. Vota për LSI do të thotë më shumë zhvillim dhe punësim. Do të thotë stabilitet, do të thotë zgjidhje.
LSI forcë e parë, është thjesht slogan apo objektiv i arritshëm? 
LSI forcë e parë është një proces i pandalshëm. Është kërkesë e kohës. Është vullnet i njerëzve. Nuk është thjesht një objektiv. Është një projekt serioz që nisi 13 vjet më parë e që tashmë është duke u konkretizuar. Vendi ka nevojë për zgjidhje të mëdha. LSI është gati të qeverisë. Është gati të drejtojë vendin. Ka programin që i duhet vendit, ka njerëzit e përgatitur e të përkushtuar. Ka eksperiencën, por edhe energjinë e duhur. Ne do të fitojmë zgjedhjet e do të drejtojmë vendin.
Si një kandidat i LSI për qarkun e Tiranës dhe konkretisht për Kombinatin, cila është pritshmëria juaj në këto zgjedhje dhe feedback i takimeve te shumta që ju zhvilloni me qytetarët? 
Unë jam përditë në kontakt më njerëzit. Jam shumë i lidhur dhe jetoj përditë me banorët e zonës sime. I njoh problemet. I njoh shqetësimet. Ishte mbështetja e qytetarëve të Tiranës dhe veçanërisht e Njësisë nr. 6 që bëri të mundur që unë të jem përfaqësues i tyre në Këshillin Bashkiak të Tiranës. E në fakt si përfaqësues i tyre nuk kam reshtur një ditë të vetme së punuari për të zgjidhur problemet e mprehta që ekzistojnë në Njësinë nr. 6. Jam përpjekur maksimalisht që të zgjidh problemet e banorëve të rrugës “Hamdi Çullhaj”, të cilët meritojnë që të zgjidhet njëherë e përgjithmonë problemi i trashëguar në vite për infrastrukturën e tyre. Jam përpjekur maksimalisht që të zgjidhim problemet në kryqëzimin midis rrugëve “Llambi Bonata” dhe “Haki Stërmilli”, ku përditë mijëra nxënës, prindër dhe gjyshe duhet të kalojnë për të shkuar në shkollën “ Shyqyri Peza”, “Lasgush Poradeci”, Kopshtin 21, Kopshtin 27 dhe Çerdhen nr. 4, e që rrezikojnë jashtëzakonisht shumë nga aksidentet që vazhdimisht ndodhin në atë zonë. Jam përpjekur maksimalisht që të zgjidh problemet e mëdha në infrastrukturë për banorët e ish-Kombinatit Tekstil, Sharrës, problemin e thellë që ekziston për zonën e “Pupuliteve” e të “Rrugës së qelqit” etj. Një zonë e rëndësishme si Unaza e Re, ku banojnë dhe jetojnë mijëra familje, e meriton të ketë më shumë shërbime, çerdhe, kopsht, shkollë 9-vjeçare e të mesme. Qendra Shëndetësore duhet të kthehet në poliklinikë, ashtu sikurse duhet ndërhyrë në rikualifikime urbane të thella, si edhe në përmirësimin e cilësisë së ujit të pijshëm. Në zonën e “Misto Mames” dhe të Qytetit të Nxënësve duhet të rikthejmë vëmendjen e shtetit, të përmbyllim procesin e legalizimeve, si edhe të krijojmë kushtet normale për të jetuar. Janë të shumta problemet dhe unë së bashku me këshilltarët e tjerë të LSI e kemi ngritur fort zërin në Këshillin Bashkiak, e ngelemi besimplotë se do të gjejmë mirëkuptimin dhe mbështetjen e strukturave përkatëse. Por ashtu, sikurse edhe ju e kuptoni, shumë prej problemeve duan një vullnet të fortë qeverisës, prandaj kam besimin e madh se qytetarët e Kombinatit dhe të gjithë Tiranës, do t’i japin LSI mbështetjen që meriton si forcë e parë politike.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix10 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix10 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix10 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix10 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix10 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar10 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport11 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix11 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix11 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook