Lidhu me ne

Aktualitet

Basha fut aleatët në lista


BASHA AKUZA RAMES - Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke dale pas nje konference shtypi, ku ka komentuar ne lidhje me takimin qe kryeministri Edi Rama beri sot me biznesin e vogel./r/n/r/nBASHA IN CONFERENCE - Leader of the Democratic Party Lulzim Basha, during a press conference, which he commented on the meeting that Prime Minister Rama made to small businesses today.
E gjithë opozita dhe krerët e saj nën logon e PD në zgjedhjet e 25 Qershorit. Ky është plani i kreut të demokratëve Lulzim Basha, të cilën e ka pasyruar në mbledhjen që zhvilloi me aleatët. Në këtë mbledhje, ku janë diskutuar listat e kandidatëve dhe marrëveshja me Ramën, Basha u ka bërë të ditur aleatëve se emrat e tyre do të vendosen në listat e PD. Kjo referuar pakënaqësive që krijoi një nga pikat e marrëveshjes Rama-Basha, ku të gjitha partitë duhet të futen të vetme në zgjedhje dhe jo në koalicion. Po ashtu gjatë mbledhjes Basha ka kërkuar mobilizim të të gjithë strukturave të PD dhe aleatëve të tij për të marrë sa më shumë vota dhe deputetë më 25 Qershor.
Në mbledhje janë diskutuar dhe bërë të ditur edhe emrat e 6 ministrave teknikë, zv/Kryeministrit teknik, dhe 6 drejtorëve po teknikë që janë përcaktuar në marrëveshje, emra të cilët kanë gjetur edhe dakordësinë e Ramës dhe ku pritet të zbardhen në ditët në vijim.
Pas përfundimit të mbledhjes me Bashën, aleatët Nard Ndoka dhe Agron Duka kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre lidhur me marrëveshjen e bërë nga Basha, pasi ky pakt dëmton partitë e vogla. “Nuk kishte zgjidhje tjetër në këto kushte. Nuk është zgjedhja më e mirë por jemi para një fakti. Është një goditje për pluralizmin dhe partive politike, por është një lëvizje më tepër nga krahu i majtë. Aty është problematika më e madhe, ngjalat nuk janë të përshtatshme për këtë stinë. Jemi më tepër tek mishi”, tha Nard Ndoka.
Ndërsa kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka pohoi se është në tratativa për të përfshirë deputetë të PAA në listat e Partisë Demokratike. Sipas Dukës, partia e tij ka mundësi të nxjerrë më shumë se një deputet në Durrës, por po mat forcat për të marrë më shumë mandate. Edhe Duka nga ana e tij e quajti këtë marrëveshje një goditje për partitë e vogla, por sipas tij kjo ishte më e mira që mund të arrinte Basha përballë presioneve të Ramës. “Kjo lloj marrëveshje i dëmton partitë e vogla, pasi ky kod zgjedhor është që të ketë koalicione që partitë e vogla mund të ndihmojnë partitë e madhe. Kodi zgjedhor e do që të regjistrohen 140 kandidatë në 40 qarqe. Në këto kushte ku ngrihet pragu elektoral, mund të kemi pretendime në dy ose tre qarqe”, është shprehur Agron Duka, një prej organizatorëve të tryezës ku u arrit marrëveshja
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Donald Trump e pranon: Kam dalë në publik me fjalim të përgatitur nga Inteligjenca Artificiale, ishte shumë i mirë

Donald Trump ka treguar se një fjalim që ka mbajtur gjatë kohës që ka qenë president, e ka riprodhuar nëpërmjet...

Mix2 ditë më herët

Vila ku kanë jetuar Joe Biden, Barack Obama dhe Bill Clinton del në shitje, pamjet madhështore

Ka prona që mishërojnë histori, si për shembull vila në Georgetown, Washington, e ndërtuar rreth vitit 1891, ku kanë jetuar...

Mix2 ditë më herët

Jessica Alba tregon sekretin për një martesë të lumtur

Pas 16 vjetësh martesë, Jessica Alba ka mësuar një ose dy gjëra si të mbajë gjallë marrëdhënien dhe harmoninë me...

Mix2 ditë më herët

George dhe Amal Clooney po shkojnë drejt divorcit?

Martesa e George dhe Amal Clooney po merr fund? Burimet raportojnë se aktori 63-vjeçar dhe Amal Clooney janë nën presion...

Mix2 ditë më herët

Nisur nga Pamela Anderson: Pse duhet t’i flasësh vetes para pasqyrës?

GETTY IMAGES Pamela Anderson ka publikuar librin e saj me kujtime “Love, Pamela” dhe dokumentarin në Netflix “Pamela, A Love...

Mix2 ditë më herët

Fruti më i mirë që ju ndihmon të keni një bark të sheshtë!

Përpjekja për të humbur peshë mund të jetë një udhëtim i vështirë, veçanërisht nëse po përpiqeni të hiqni dorë nga...

Mix2 ditë më herët

Ariana Grande “bën paqe” me Scooter Braun?

Ariana Grande do të vazhdojë të punojë me Scooter Braun dhe kompaninë e tij  Hybe – më pak se një...

Mix2 ditë më herët

Bebe Rexha shpërthen kundër G-Eazy: “Dështak mosmirënjohës”

Bebe Rexha ka shpërthyer kundër ish-bashkëpunëtorit të saj në hitin “Me, Myself & I”, G-Eazy, duke e quajtur “dështak mosmirënjohës”....

Mix2 ditë më herët

Nicole Kidman konfirmon vazhdimin e “Practical Magic”

Nicole Kidman konfirmoi zyrtarisht se ajo dhe Sandra Bullock po kthehen për një vazhdim të “Practical Magic”. Aktorja e “Big...

Mix2 ditë më herët

Kate Middelton njofton daljen e parë publike pas diagnostifikimit me kancer: Po bëj përparim me kurimin e sëmundjes

Pas diagnostifikimit me kancer disa muaj me pare, Princesha e Uellsit, Kate Middelton, njoftoi sot se po “përparon” në rrugën...

Facebook