Lidhu me ne

Kryesore

Kumbaro: Veliera si Stadiumi “Qemal Stafa”, do ndërtojmë duke ruajtur rrënojat e Durrësit

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro zbuloi çfarë pritet të ndodhë me projektin e Velierës në Durrës dhe rrënojat historike të gjetura në vendin ku është parashikuar të ndërtohet ky objekt. Më fakt qeveria ka vendosur të ndjekë të njëjtën praktikë me stadiumin Qemal Stafa dhe fasadën e tij,  duke ndërthurur ndërtimin e Velierës me ruajtjen e rrënojave nën të. 
“Edhe fjala rrënojë është shumë relative. Aty ka dalë një ndërtesë e vjetër e cila ka pësuar shumë transformime nga vitet 30 deri sot që jëmi dhe çdo gjë është në kontroll për ta restauruar, për ta bërë të vizitueshme dhe për ta bërë të ekspozuar, paralel me një vepër tjetër arti që bëhet me rikonstruksionin e rrugës të mbikalimit. Ashtu sikurse u bë debat i madh për stadiumin Qemal Stafa, të cilin unë ju siguroj, ka për të qënë një projekt që ka për tju pëlqyer shumë ku është ruajtur cdo element me fanatizëm përsa i përket fasadës që është pjesa monument kulture. Edhe kjo kërkon kohën e vet po pastaj do të jetë koha që do të gjykoj, sinqerisht une e marr për kompliment që behet debat mbi kulturë, pavarësisht se disa e quajnë shkatërrim, do të doja shumë që këto debate, kjo ndjeshmëri të kish qenë kur vërtët Durrësi është shkatërruar, kur vërtëtë  në vitin 2010 është prishur një lagje e tërë romake për të ngritur një gradacielë dhe nuk foli njeri”– deklaroi Kumbaro në një intervistë për Top-Channel.  E pyetur nëse gjetjet gjatë punimeve janë shkatërruar, Kumbaro dha këtë përgjigje.
“Unë para se të vija këtu isha në mbledhjen e KKA, ku u paraqit raporti për të gjithë gërmimet e bëra tek projekti i quajtur “Veliera” dhe janë rekomandime se çfarë duhet të ruhet nga gjetjet dhe se si duhet të përcillen ato dhe të integrohen në projektin e Velierës. Pra, nuk është shkatërruar, është studiuar cdo gjë por ka një keqinformim dhe një zhurmë shumë më të madhe nga ç’është informimi që ne bëjmë për atë që ndodh. Projekti “Veliera është një projekt i bërë me transparencë. Ne kemi treguar çdo gjë. Unë vetë kam bërë që nga leksiont e hapura deri tek vizitat në terren, ajo që mbetet është zhurma dhe ne fakt nuk dua të bie në klishe dhe nuk dua ta kritikoj median…”- shtoi Kumbaro.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet2 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook