Lidhu me ne

Kryesore

Shqipëria vendi me vdekshmërinë më të lartë nga aksidentet në punë

Në Shqipëri, në vitin 2015, vdekjet nga aksidentet në punë ishin 24, sipas të dhënave nga Inspektorati Shtetëror i Punës. Në vitin 2016, vdekjet në punë u përgjysmuan në 12 të tilla.
Sektori me numrin më të lartë të aksidenteve me vdekje mbetet industria minerare, e ndjekur nga ndërtimi, më pas vjen energjia, gazi dhe uji, e në fund janë shërbimet, sipas të dhënave po nga Inspektorati i Punës.

 

Për vitin 2015, Inspektorati i Punës ka identifikuar 151 mijë punëmarrës, ndërsa në vitin 2016, numri i tyre u rrit në 219 mijë.
Sipas këtyre të dhënave, rezulton që për vitin 2015 aksidentet me vdekje në punë ishin 15.9 për 100 mijë punonjës dhe në 2016-n ky tregues zbriti në 5.5, po për 100 mijë punonjës.
Por si paraqitet Shqipëria në krahasim me vendet e Bashkimit Europian?
Eurostat ka publikuar një hartë me treguesin e aksidenteve me vdekje për 100 mijë banorë për të gjithë vendet e BE-së, ku më i larti rezulton në Rumani me 7.1 vdekje për 100 mijë punonjës, sipas të dhënave që i referohen vitit 2014.
Më pas renditen Letonia dhe Lituania, me përkatësisht 5.9 dhe 5.6 vdekje nga aksidentet për 100 mijë punonjës. Në të gjithë shtetet e tjera, ky tregues është nën 4.
Mesatarja e Bashkimit Europian është 1.8. Vendet me më pak aksidente me vdekje në punë janë Finlanda, Greqia, Holanda.
Siç shihet, Shqipëria për vitin 2016 renditet ndër me vdekjet ndër më të lartat nga aksidentet në punë (5.5 vdekje për 100 mijë punonjës), në raport me vendet e BE-së, ndërsa në 2015-n, ajo ia kalonte gjithë shteteve të BE-së (15.9 vdekje për 100 mijë punonjës)./Monitor/
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook