Është mbyllur edicioni i gjashtë i The Voice ku kishin mbërritur katër finalistë. Pas një gare disajavore, sot konkurrentët u përballën live me skenën për çmimin e madh. Anxhela, Lidia, Lisi dhe Klinti ishin të përzgjedhurit e finales dhe në fund triumfoi Klinti Çollaku me trajner Alban Skënderaj.

Ai ishte një nga konkurrentët më të fortë dhe më të dashur për publikun.

Nata finale ishte një spektakël i vërtetë, prej konkurrentëve, dueteve dhe të ftuarëve që përbënë çastet kulmore të mbrëmjes, Mohombi dhe këngëtari i ri i talentuar me origjinë nga Shqipëria, Stanaj.