Lidhu me ne

Temporal

Marrëveshja dhe një projeksion afatgjatë i saj mbi të djathtën shqiptare

Marrëveshja dhe një projeksion afatgjatë i saj mbi të djathtën shqiptare

Mero Baze
Marrëveshja mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, do të ketë një efekt afatgjatë mbi politikën shqiptare, për shkak se ka vulosur një ndarje përfundimtare të Partisë Socialiste me Levizjen Socialiste për Integrim.
Kushdo që ka tentuar të bëjë parashikime për të ardhmen politike të Partisë Demokratike, ka vërejtur se ardhja e saj në pushtet do të ishte e vështirë, pa një ndarje përfundimtare të së majtës. Koalicioni i fundit PS–LSI, ishte dëshpërues për të ardhmen e së djathtës shqiptare, pasi e linte atë të pashpresë. Kjo marrëveshje i jep një shpresë reale të djathtës shqiptare për disa arsye.
E para, ndan përfundimisht Partinë Socialiste nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Marrëveshja u realizua në kushtet e një presioni psikologjik dhe politik që LSI dhe PDIU vendosën të bëjnë kundër Edi Ramës. Përpjekja e tyre për të krijuar një opozitë të bashkuar kundër Partisë Socialiste, duke llogaritur faktin se Edi Rama do të dorëzohej ngaqë nuk bënte dot marrëveshje me PD-në, ishte në të vërtetë arsyeja kryesore që ne kemi sot një marrëveshje.
Nëse Petrit Vasili dhe Shpëtim Idrizi nuk do të kishin ndërmarrë dy ditë më parë, një aksion politik intensiv kundër Edi Ramës, duke paralajmëruar dorëheqjen e Presidentit të zgjedhur dhe një koalicion kundër Ramës, ky i fundit ndoshta nuk kishte ndërmend as të shkonte tek takimi i partive, e jo më të bisedonte me Lulzim Bashën. Por presioni i papritur dhe agresiv i ish-aleatëve të Ramës kundër tij, në formën e një ultimatumi, bëri që ai të shkonte me tuta në takim dhe t’i nxirrte ata jashtë loje. Biles shikohet qartë se ai i ka falur qeverinë Lulzim Bashës vetëm të pranonte idenë e zgjedhjeve pa koalicione. Por kjo lëvizje nga ana tjetër bën një ndarje historike të LSI dhe PDIU me PS-në, edhe pse PS ka marrë kosto kombëtare dhe ndërkombëtare për mbështetjen e PDIU-së gjatë këtij mandati qeverisës. Tani kjo histori ka përfunduar dhe duket se PS nuk ka më asnjë të ardhme me LSI-në dhe PDIU-në, ose mund të ketë me deputetë të veçantë të tyre. Kjo është e gjitha një favor për Partinë Demokratike, pasi ajo ka më shumë shanse për një aleancë me këto parti dhe për një shumicë të re në çdo rrethanë.
Së dyti, e djathta ka shanse të jetë në pushtet, jo vetëm me kundërshtarët e Edi Ramës, por dhe me vetë Edi Ramën. Në rast të një rezultati të ngushtë të PS-së, larg shifrës 71, ka më shumë shanse që PS të formojë koalicion të madh me PD-në për të bërë një qeveri afatshkurtër reformash europiane, se sa të hyjë në spiralen e shantazheve të partive të vogla, që duan Drejtoritë me lekë, për të rritur elektoratin dhe për të bastarduar qeverisjen. Ky është avantazhi i dytë i PD-së nga kjo marrëveshje.
Së fundmi, nëse PS-ja ia del të marrë vetë mbi 71 deputetë, çka parashikojnë dhe sondazhet, PD është e angazhuar në këtë marrëvshje, se do të marrë përsipër me PS-në reformën kushtetuese dhe reformën zgjedhore, çka mund t’i krijojë shanse përmes një sistemi të ri zgjedhor, ardhjes së saj në pushtet, pas ikjes së PS-së. Ata që llogarisin sot sa ministra ka marrë Lulzim Basha apo sa Drejtori, janë duke bërë llogaritë e gabuara. Sot ai ka marrë vetëm të drejtën që të ardhmen politike ta llogarisë pa aleancën PS-LSI dhe pa parti të vogla nëpër këmbë. Kjo është shumë, dhe ndoshta më shumë se çdo gjë, që mund t’i kthejë shpresën të djathtës të vijë ndonjëherë në pushtet në Shqipëri. Dhe këtë nder ia ka bërë padiskutim sjellja shantazhuese e LSI-së dhe PDIU-së ndaj Edi Ramës. Duhet t’u jetë mirënjohës dhe atyre. /Tema
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix14 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix14 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix14 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix14 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix14 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix14 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix14 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix14 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar15 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook