Para pak javësh pashë në një nga rrjetet sociale një foto marrë nga një revistë e viteve ’70, disa zonja shoqëruar me fëmijët e tyre të moshave të ndryshme, karroca, aksesorë dhe nuanca pastel. Meqë është mjaft e vështirë sot të kemi në dorë të dhëna të tilla, sepse shumica e burimeve janë të arkivuara në ndonjë magazinë të mykur, ose janë djegur dhe përdorur për letër zjarri, ti gjesh sot në 2017-tën për një fashion designer, është si të kesh zbuluar “El Doradon”.  Ndoshta nuk pasqyrojnë tendencën e fundit të koleksioneve “ready-to-wear” por janë një armë e fortë kundër atyre që gjejnë çdo arsye për të shuar ekzistencën e stilit dhe trendeve dhe ne vendin tonë. Çdo vit kemi rreth 22,000 dizajner nga e gjithë bota (dele të zeza apo të bardha)  na tregojnë se sa ndryshon dhe evolon moda çdo vit edhe pse të gjithë vijnë nga vende me historik të pasur dizajni. “Moda është evolucion, jo revolucion “ ka thënë “Monseur Pierre Balmain” , dhe me sa duket nuk e ka patur vetëm për Parisin dhe Londrën.

Fakti qëndron se këto foto janë të destinuara për revistë, nuk janë foto spontane të shkrepura nga ndonjë “Scott Schuman” I asokohe, dhe modele nuk është “Jenny Walton” me brishtësinë e saj. Protagoniste janë zonja të zgjedhura rastësisht, por skena nuk është rastësore dhe spontane. Çdo gjë është organizuar sipas një skenari, vendosja e fëmijëve, veshja, hapi strikt I të ecurit, numri  I zonjave etj.  Madje dhe veshjet nuk I përkasin garderobës personale edhe pse nuk po fotografohet koleksioni I ri I ndonjë stilisti me emër, por janë nga përditshmëria e njerëzve të thjeshtë të një vendi të vogël Mesdhetar, për të cilin është  thënë vetëm “kini kujdes nga ata”. Gjetja e këtyre fotove dhe pse jo reale, ka qënë burim frymëzimi dhe krenarie në një farë mënyre. Do doja shumë të shihja më tepër foto-fakte për atë kohë dhe pse është shënuar si epokë e errët e një populli të vogël. Gjithsesi më vjën mirë sepse janë mjet për tu mbyllur gojën shumë “pasardhësve të asaj kohe” të cilët qahen se nuk dimë apo skemi ndaj dhe smundemi. Jepini një shans vehtes duke lënë të lirë dëshirën për të qenë në një hap më “MIlanon” , dhe pse jemi kaq dhe skemi aq, nuk jemi të paditur dhe jo të mënçur. Me pak mund, dhe me këshilla nga më të mirët le ti themi “po” elegancës  dhe “jo”  “bullgaritetit”.

Nga Stela Sallaku.
Burimi: Tirana Post