Lidhu me ne

Aktualitet

Çfarë do të thotë tërheqja e SHBA-ve nga Marrëveshja e Parisit?

SHBA-të tërhiqen nga Marrëveshja e Parisit për Klimën – Exit shpjegon
Që prej hyrjes në Shtëpinë e Basrdhë të Presidentit të ri të SHBA-ve Donald Trump, në media është diskutuar shpesh nëse presidenti do ta mbajë premtimin e dhënë gjatë fushatës për të dalë nga Marrëveshja e Parisit për Klimën. Dje në mbrëmje, Presidenti Trump deklaroi publikisht se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen nga kjo marrëveshje.
Çfarë është Marrëveshja e Parisit për Klimën?
Marrëveshja e Parisit, miratuar në dhjetor 2015, është një marrëveshje brenda Konventës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Ndryshimet Klimatike. Marrëveshja hyri në fuqi në 4 nëntor 2016. Synimi kryesor  i saj është të reduktojë me forma të ndryshme çlirimin e gazeve karbonike në atmosferë që kanë shkaktuar ndryshime negative në klimë në gjithë botën. Deri më tani marrëveshjen e kanë nënshkruar 195 shtete, përfshirë dhe Shqipëria.
Sipas marrëveshjes, çdo shtet merr përsipër vetë kontributin e saj për të ndikuar pozitivisht në ndryshimet klimatike. Në marrëveshje nuk ekziston asnjë mekanizëm që detyron shtetet të arrijnë objektivat e vetëpërcaktuara në afate specifike.
Ish-Presidenti Obama, që ishte dhe nënshkruesi i marrëveshjes në emër të SHBA-ve, premtoi të dhuronte 3 miliardë dollarë për këtë fond. Një miliardë dollarë u tranferuan nga buxheti i shtetit amerikan përpara mbarimit të mandatit të Obamas.
Kjo marrëveshje është e para e këtij lloji që ka bërë bashkë 195 shtete.
Çfarë do të thotë tërheqja e SHBA-ve nga Marrëveshja e Parisit?
Sipas rregullave të marrëvshjes, Shtetet e Bashkuara nuk mund të dalin nga marrëveshja deri në nëntor 2020, pasi shtetet që kanë nëshkruar nuk mund të kërkojnë të tërhiqen deri në ter vjet pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes. Në rast të plotësimit të këtij kushti, teknikalitetet për daljen nga marrëveshja marrin të paktën një vit kohë.
Në rast se Presidenti Trump nuk rizgjidhet sërish President në zgjedhjet e 2021, pasardhësi i tij mund të rifuste SHBA-të në marrëveshje.
Por ka një opsion tjetër: SHBA-të mund të tërhiqen jo vetëm nga Marrëveshja e Parisit, por dhe nga Konveta e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet e Klimës së vitit 1992. Nëse merret ky vendim, SHBA do të mund të tërhiqej nga të dy marrëveshjet brenda një viti.
Presidenti Trump e quajit marrëveshjen e Parisit një shëmbull të marrëveshjeve që dëmtojnë Shtetet e Bashkuara, jo vetëm financiarisht.
Deri atëherë, mbetet për tu parë se cili do të jetë hapi që do marrë Presidenti Trump, por mund të thuhet me siguri se SHBA-të nuk do t’i dorëzojnë fondit pjesën e mbetur pre 2 miliardë dollarësh.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Donald Trump e pranon: Kam dalë në publik me fjalim të përgatitur nga Inteligjenca Artificiale, ishte shumë i mirë

Donald Trump ka treguar se një fjalim që ka mbajtur gjatë kohës që ka qenë president, e ka riprodhuar nëpërmjet...

Mix2 ditë më herët

Vila ku kanë jetuar Joe Biden, Barack Obama dhe Bill Clinton del në shitje, pamjet madhështore

Ka prona që mishërojnë histori, si për shembull vila në Georgetown, Washington, e ndërtuar rreth vitit 1891, ku kanë jetuar...

Mix2 ditë më herët

Jessica Alba tregon sekretin për një martesë të lumtur

Pas 16 vjetësh martesë, Jessica Alba ka mësuar një ose dy gjëra si të mbajë gjallë marrëdhënien dhe harmoninë me...

Mix2 ditë më herët

George dhe Amal Clooney po shkojnë drejt divorcit?

Martesa e George dhe Amal Clooney po merr fund? Burimet raportojnë se aktori 63-vjeçar dhe Amal Clooney janë nën presion...

Mix2 ditë më herët

Nisur nga Pamela Anderson: Pse duhet t’i flasësh vetes para pasqyrës?

GETTY IMAGES Pamela Anderson ka publikuar librin e saj me kujtime “Love, Pamela” dhe dokumentarin në Netflix “Pamela, A Love...

Mix2 ditë më herët

Fruti më i mirë që ju ndihmon të keni një bark të sheshtë!

Përpjekja për të humbur peshë mund të jetë një udhëtim i vështirë, veçanërisht nëse po përpiqeni të hiqni dorë nga...

Mix2 ditë më herët

Ariana Grande “bën paqe” me Scooter Braun?

Ariana Grande do të vazhdojë të punojë me Scooter Braun dhe kompaninë e tij  Hybe – më pak se një...

Mix2 ditë më herët

Bebe Rexha shpërthen kundër G-Eazy: “Dështak mosmirënjohës”

Bebe Rexha ka shpërthyer kundër ish-bashkëpunëtorit të saj në hitin “Me, Myself & I”, G-Eazy, duke e quajtur “dështak mosmirënjohës”....

Mix2 ditë më herët

Nicole Kidman konfirmon vazhdimin e “Practical Magic”

Nicole Kidman konfirmoi zyrtarisht se ajo dhe Sandra Bullock po kthehen për një vazhdim të “Practical Magic”. Aktorja e “Big...

Mix2 ditë më herët

Kate Middelton njofton daljen e parë publike pas diagnostifikimit me kancer: Po bëj përparim me kurimin e sëmundjes

Pas diagnostifikimit me kancer disa muaj me pare, Princesha e Uellsit, Kate Middelton, njoftoi sot se po “përparon” në rrugën...

Facebook