Lidhu me ne

Kryesore

Përse triumfoi Real dhe ku çaloi Juve

*Nga Ivan Zazzaroni
Kanë qenë dhe janë ata më të fortë. Dhe kanë Ronaldon dhe pjesën e dytë për të cilën di diçka më shumë Napoli. Juve bëri atë që mundi, më të mirën e kishte dhënë më parë, muajt e kaluar, por në Kardif gjeti …Mike Tyson.
Për Juven, për këtë Juve, dimë gjithçka. Çdo ditë ne përshkruajnë virtytet dhe veset; Allegri gjithashtu nuk ka më sekrete: durimi i tij, numrat e tij origjinalë dhe skemat, idetë e tij të një nate kanë hyrë në të gjitha faqet dhe në të gjitha diskutimet. Marotta dhe Paratici janë treguar si model i menaxhimit, por ky nuk është rasti t’i përsëritim, sidomos pas një natë si kjo.
Juve ka një forcë objektive, tërheqëse dhe të pështirë në të njëjtën kohë. Një forcë shpesh fatale. Kjo Juve di të bëjë futboll edhe me më pak. Por ju kujtoj se Evropa nuk është njëlloj si ajo që luan çdo javë në Serie A.
Europa nuk është ekonomia dominuese, nuk mund të akuzosh arbritrat apo vijërojtësit anësorë. Në Europë edhe mund të ankohesh për inferioritet politik dhe për atë të planit të të ardhurave, leximit të faturave megjithëse mund të ndihesh pas United, Barça, Real, Bayern, City, Psg, Arsenal, Chelsea dhe Liverpool. Në një vit të vetëm Real bën bashkë dyfishin e milionave, 620 përballë 341.
Jo më vonë se 12 muaj më parë u shpenzuan 90 milionë për të shkëputur Higuain nga Napoli. U dha Pogba dhe madje u larguan edhe Vidal, Koman dhe Tevez.
Në Europë, Juve ishte e aftë të nxirrte jashtë brenda një sezoni Barcelonën dhe Monakon, kampione e Francës, por duhet të dorëzohej përballë “galaktikëve”. Nuk e kuptova dhe madje e përsërita edhe në TV optimizmin e javëve përpara finales dhe për fat të keq pata të drejtë.
Real, 12 Champions, 3 në 4 vitet e fundit. Njolla e vetme arbitrimi në Madrid me Bayern, por nuk fitoi me individualitete, por me skuadër. Fitoi me Kroos dhe Modric, superiorë ndaj Khedira dhe Pjanic. Fitoi me Isco që luajti shumë më mirë se Dybala. Dhe natyrisht rifitoi me Ronaldo që i shkuli nga duart Bufonit, kupën dhe Topin e artë. Motoja e tij për ta thënë “alla Sgarbi” është: “Nuk vuaj nga mania e superiorit, por jam superior”.
*Gazetar dhe komentator sportiv në RAI, komenti i publikuar në Corriere dello Sport me titull: “Zhgënjimi këtë herë ishte galaktik”.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar12 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore13 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook