Aktualitet
Çfarë ndodh kur izolohet shteti më i pasur në botë?
Mund të jetë një shtet shumë i vogël, por i rëndësishëm për mbarë botën.
Kryelajmi i ditës vazhdon të mbetet çështja e Katarit.
Egjipti ka vendosur të mbyllë hapësirën ajrore për Katarin. Edhe Arabia Saudite dhe Bahreini do bëjnë të njëjtën gjë.
Disa vende kanë vendosur të ndërpresin marrëdhëniet me Katarin, pasi e akuzojnë se mbështet terrorizmin në Lindjen e Mesme.
Disa nga linjat ajrore më të rëndësishme në botë si Qatar Airways, Etihad dhe Emirates do preken nga kjo gjë.
Katari akuzohet se ka mbështetur Shtetin Islamik, edhe pse vendi i vogël e mohon diçka të tillë.
Katari është vendi më i pasur në botë sa i përket të ardhurave për frymë.
Aty gjendet fusha më e pasur me gaz në botë. Ekspertët druhen se përshkallëzimi i situatës në rajon do ndikojë në çmimet e gazit dhe të nftës.
Nëse mbyllen kufinjtë, Katari do jetë në telashe pasi është i varur nga ushqimet e importuara.
Po ashtu do ketë probleme me ndërtimin e stadiumeve për Botërorin e vitit 2022.
Sikur të mos mjaftojë kjo, disa vende kanë bërë thirrje për bojkotimin e Botërorit.
Katari është një vend me 2.7 milionë banorë, nga të cilët 2 milionë janë meshkuj.
Shkak për situatën e tensionuar janë bërë lidhjet e Katarit me grupet terroriste islamike.
Financial Times raporton se Katari i ka paguar 1 miliard dollarë gjoba xhihadistëve për të liruar disa shtetas të Katarit të marrë peng.
Analistët besojnë se vizita e presidentit amerikan Donald Trump në Arabinë Saudite mund të ketë ndikuar në këto lëvizje.
Pasanikët e Katarit mendohet se bëjnë donacione për grupet islamike.
Katari ka aksione vendimtare në disa prej kompanive më të mëdha dhe më të rëndësishme në planet.






Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu