Lidhu me ne

Aktualitet

Bushati e Lubonja pro LIBRA-s

Dy nga analistët më të njohur në vend kanë shprehur mbështetjen e tyre për partinë e re LIBRA të Ben Blushit.
“E vetmja shpresë për të dalë nga kjo tragjikomedi është që ata 56% shqiptarët që, sipas Gallupit, kërkojnë të lënë Shqipërinë, – kuptohet si rezultat i keqqeverisjes dhe zhgënjimit nga të tria partitë kryesore, – t’i japin një goditje të triave, duke votuar ndonjë parti të re si LIBRA e Ben Blushit, që i është kundërvënë të triave dhe që duket se kërkon të mbesë kundër tyre në opozitë edhe pas zgjedhjeve. Të paktën sa për të ruajtur shpresën gjallë,” shkruan në gazetën Panorama analisti Fatos Lubonja.
Kurse analisti Andi Bushati shkruan në Lapsi.al se do të votojë për partinë e Blushit.
Ai fillimisht analizon rrengun që iu përgatit Blushit, duke inskenuar një foto të tij me Lul Berishën, ish-kreun e Bandës së Durrësit.
“Në këtë kuptim, ngjarja që ndodhi dje në Durrës është një boomerang që ra mbi kokën e atyre që e organizuan. Ajo është dëshmia më e qartë se kush bashkëpunon me basifondet e botës së errët. Ajo jep alarmin se këta që janë në pushtet kanë degraduar deri në atë pikë, sa mos t’i përdorin më të fortët për “punë të nderuara” si kërcënimi i kundërshtarëve dhe vjedhja e votave, por edhe për interesat perfide të propagandës së tyre malinje.
Prandaj “scoop-e” si ky, sado të pisët qofshin, shërbejnë për të qartësuar më mirë këdo që do t’i drejtohet kutive të votimit në 25 qershor.
Prandaj ngjarje si kjo, janë dëshmi të gjalla për sejcilin që do të rreshtohet me krahun e kriminelëve, apo për kë do të jetë përkrah denoncuesve të tyre.
Ndodhi të tilla, ndikojnë tek çdokush që të bëjë një zgjedhje. Ato janë pika e tepërt që derdhin gotën.
Një efekt të tillë pati kjo ndodhi edhe tek unë, duke u bërë shtysa e fundit që do të më çojë të dielën e fundit të qershorit (pas plot 17 viteve) drejt kutisë së votimit. Jo thjeshtë si “shok” i Blushit, po si dikush që kërkon t’a luftojë me sa mundet pushtetin e banditëve,” shkruan Bushati.
Ndërkohë para pak ditësh, kreu i opozitës, Lulzim Basha komentoi faktin se disa analistë që i kishte në krah gjatë protestës kundër Edi Ramës, tashmë i kanë dalë kundër.
Basha tha se ata kanë bërë vazhdimisht lojën e Blushit.
“Analistët duhet të ndjekin interesin publik, pasi një pjesë e tyre ndjekin interesat e tyre politike. Kanë një axhendë politike, mbështesin një shok, disa prej tyre janë shokët e Blushit. Por, Blushi tradhtoi veten e tij, sepse doli gjoja kundër estabilishmentit, i kërkoi PD të bëjë bojkot etj. Kur ne morëm vendimet e forta, shkoi dhe u regjistrua që të kapte deputetë qyl. Kur ne u futëm në zgjedhje, ngaqë iu prish plani i deputetëve qyl, u sul kundër opozitës. Kur s’ka njeri për të tradhtuar, Blushi tradhton veten e tij. Ky është problemi i Blushit dhe këtë duhet ta dinë edhe shokët e tij. Se ata shokë i shërbejnë një interesi politik, është problemi i tyre. Interesi publik është që opozita të jetë në zgjedhje, të ketë garanci për zgjedhje të lira e të ndershme dhe t’i shërbejë axhendës së Republikës së Re”, tha Basha për Rudina Xhungën.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix8 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix8 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix8 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix8 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix8 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix8 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix8 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix8 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar8 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook