Lidhu me ne

Temporal

Ana e errët e karizmës

 

Karizma maskon psikopatët. Ndonëse ju nuk duhet të jeni një psikopat për të qenë karizmatik, shumë psikopatë janë magjepsës (sharmantë) dhe arsyeja kryesore për këtë është se sharmi i tyre fsheh tendencat antisociale…
Nga Tomas Chamorro-Premuziç
Harvard Business Review 
Shumë njerëz mendojnë se karizma është jetike për lidershipin sikurse është për yjet e rrokut apo prezantuesit televizive, dhe kanë të drejtë. Në erën e politikës multimediale, lidershipi është reduktuar veçse në një formë tjetër argëtimi dhe karizma është e pazëvendësueshme për ta mbajtur audiencën të angazhuar. Megjithatë, përfitimet afatshkurtra të karizmës shpesh neutralizohen nga pasojat afat-gjata. Në fakt, ka arsye të mëdha për t’i rezistuar karizmës:
1. Karizma dobëson gjykimin. Ka tre mënyra për t’i influencuar të tjerët: forcë, arsye apo sharm. Ndërsa forca dhe arsyeja janë racionale (madje, kur ne jemi të “detyruar” të bëjmë diçka, ne bindemi për një arsye të mirë), sharmi jo. Sharmi bazohet tek manipulimi emocional, dhe si i tillë, ka aftësinë t’ia hedhi çdo vlerësimi racional dhe të anojë pikëpamjet tona. Liderët karizmatikë influencojnë më shumë përmes sharmit sesa përmes arsyes dhe kur humbasin sharmin i kthehen forcës (shikoni Jim Jones, Christina Fernandes de Kirchner apo diktatorin brutal që ju preferoni);
2. Karizma krijon varësi. Liderët e aftë të magjepsin ndjekësit krijojnë varësi nga dashuria e tyre. Pasi muaji i mjaltit ka kaluar, ata vazhdojnë të dëshirojnë një nivel të lartë miratimi, gjë që i shkëput nga qëllimet e tyre aktuale. Ndjekësit, nga ana tjetër, bëhen të varur nga karizma e liderit, duke mbështetur shfaqjet e populizmit dhe perceptuar vendimet jopopullore si prishje marrëveshjesh. Përfundimi është një varësi reciproke që i inkurajon të dyja palët të shtrembërojnë realitetin për të zgjatur ‘dehjen’ e tyre. Liderët karizmatikë tipikë do mbeten të gënjyer edhe mbasi ndjekësit e tyre do të zgjohen. Tony Blair do mendojë gjithnjë se pushtimi i Irakut ishte një triumf moral. Edhe Saddam Hussein (që u mbështet tek karizma për vite) ishte absolutisht i bindur se i shërbeu vendit të tij me dinjitet dhe integritet. Por kur pyet shumë njerëz në Britani apo Irak se çfarë mendojnë, ju do dëgjoni tërësisht tjetër histori;
3. Karizma maskon psikopatët. Ndonëse ju nuk duhet të jeni një psikopat për të qenë karazmatik, shumë psikopatë janë magjepsës (sharmantë) dhe arsyeja kryesore për këtë është se sharmi i tyre fsheh tendencat antisociale dhe kështu ata arrijnë t’ja dalin. Egocentrizmi, mashtrimi, manipulimi dhe uni janë elementë kyç që të përparojnë në politikë e menaxhim dhe shumë liderë arrijnë në majë të motivuar nga problemet e tyre me autoritetin. Sidoqoftë, të marrësh përgjegjësi është një antidot i mirë për të mos pasur një boss, por nëse ju nuk mund të menaxhoheni ka mundësi të mos menaxhoni as të tjerët – kjo është pse Rupert Murdoch dhe Donald Trump harxhuan shumë pak kohë duke punuar për të tjerët, por shumë më shumë kohë duke menaxhuar të tjerët;
4. Karizma ushqen narcizizmin kolektiv. Nëse ju mendoni se Barack Obama është karizmatik përpiquni të pyesni republikanin mesatar. Njerëzit janë magjepsës për të tjerët vetëm kur ata ndajnë bërthamën e vlerave dhe parimeve të tyre. Në këtë linjë, karizma lehtëson vet-përmirësimin ideologjik: adhurimi ynë për dikë që shpreh bindjet tona (zakonisht më mirë se ne vetë mund ta bëjmë), është një mënyrë e pranueshme shoqërore për të dashur dhe lëvduar jo vetëm veten, por edhe ‘trib-in’ tone (p.sh. demokratët, republikanët, konservatorët, liberalët etj.). Me fjalë të tjera, ne nuk do ta shikojmë dikë si karizmatik nëse vizioni i tij nuk lidhet me tonin, kështu të vetmin transformim liderët karizmatikë mund ta arrijnë kur i bashkojnë ndjekësit, duke kthyer çdonjërin prej tyre në një version më radikal të vetes së tyre: mënyra e vetme për të qenë tërësisht i përkushtuar tek një kauzë është të jesh tërësisht kundra një tjetre.
Pavarësisht këtyre rreziqeve, ana e errët e sharmit është zakonisht e anashkaluar. Politika ka një nevojë të ngutshme ç’intoksikimi ndaj karizmës, veçanërisht në botën Perëndimore. Këtu janë tre rekomandime të thjeshta për avancimin e një modeli më racional dhe të sterilizuar të lidershipit, edhe nëse kjo ka një tërheqje më të vogël televizive dhe afron shumë pak shikueshmëri në YouTube (mendo per nje Angela Merkel sesa per nje Silvio Berluskoni).
1. Përzgjidhni liderë duke përdorur mjete shkencërisht të vërtetuara në vend të mbështeteni tek “kimia” apo intuita. Për shembull narcizistët anojnë të performojnë mirë në intervista dhe tregojnë besim duke na ngatërruar shpesh përsa i përket kompetencës. Në të kundërt, testet e fuqishme psikometrike do identifikojnë të metat e karakterit të liderëve aspirantë dhe japin një vlerësim të besueshëm të mundësisë së tyre të devijimit – ndryshe nga njerëzit, testet janë imune nga sharm-i.
2. Kufizoni minutazhin dhe ekspozimin mediatik të politikanëve – është hutuese dhe i bën kandidatët karizmatikë të duken më kompetentë seç aktualisht janë. Sigurisht, nuk po propozoj të kufizojmë lirinë e shprehjes apo rregullojmë mbulimin mediatik, por përbërja mund të kurohet duke ofruar raporte dhe fakte mbi zgjedhjet. Ka një diferencë thelbësore midis një aktori Hollywood-i dhe një lideri, por imazhi modern i një politikani e mbulon këtë. Për më tepër, ky imazh furnizon stereotipat popullore për liderët në përgjithësi, gjë që shpjegon pse Fushata (filmi komedi me Will Ferrell dhe Zach Galifianakis) është shumë më realist sesa komik.
3. Kërkoni talente të fshehura – që nënkupton shmangien e kurthit karizmatik. Ekziston një paradoks universal i menaxhimit, sipas të cilit njerëzit që kanë më shumë gjasa t’u ngjiten rangjeve organizacionale, e arrijnë këtë për arsye të cilësive të karakterit që tregojnë në performancën e tyre si liderë. Megjithatë, për mëse 20 vjet që kur ky paradoks u evidentua për herë të parë, ne jemi akoma ngurues të shohim për potencialin e lidershipit përtej njerëzve që vetpropozohen për postin – që më së shumti vijnë nga agresioni dhe shkelja e të tjerëve. Kjo është një ndër arsyet kryesore të përfaqësimit të ulët të femrave në pozitat e larta të politikës apo korporatave; kjo po ashtu shpjegon pse gratë që arrijnë të thyejnë kafazin e qelqtë tregohen më agresive, më të pamëshirshme dhe më me ambicie patologjike personaliteti sesa homologët e tyre meshkuj (Shikoni Marissa Mayer apo Margaret Thatcher).
E përmbledhur, karizma heq vëmendjen dhe vetshkatërron. Një version më i pjekur dhe më i zhvilluar i politikës do kërkojë një ç’intoksikim ndaj karizmës – lidershipi nuk është një lojë.
 ——————————————————
Tomas Chamorro-Premuzic është CEO i Hogan Assessment Systems, profesor i Psikologjisë së Biznesit tek University College London dhe anëtar fakulteti i Columbia University.
*Përkthyer nga Instituti i Lidershipit
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix30 minuta më herët

“SKËNDERBEU” APO “TANA”? CILI ËSHTË FILMI I PARË SHQIPTAR?

Në vitin 1953 kinematografia shqiptare, e cila ishte në vitet e para të krijimit të saj, në bashkëpunim më kinemanë...

Letersi32 minuta më herët

KJO ËSHTË POEZIA QË LASGUSH PORADECI E SHKROI KUR VUANTE NGA SËMUNDJA E RËNDË

Nga Kristaq Jorgo Para disa ditësh znj. Marie Lasgush Poradeci publikoi autografin e një poezie të Lasgush Poradecit shkruar në...

Temporal36 minuta më herët

Dy llojet e liderit, sipas Henry Kissinger

Në librin e tij “Lidershipi”, diplomati i famshëm amerikan, një prej figurave më me peshë të diplomacisë amerikane dhe botërore...

Mix44 minuta më herët

Shtëpia e Anne Hathaway në “The idea of ​​you” është tashmë në Airbnb (Mund të kaloni një fundjavë si në film)!

Shtëpia e Anne Hathaway (ose Solène) në “The Idea of ​​You” është në Airbnb dhe të gjithë mund ta marrin...

Mix45 minuta më herët

Ky lëng frutash është sekreti i një mëngjesi plot energji!

Kemi folur disa herë për kafen, të mirat që sjell për organizmin dhe faktorët që na ndihmojnë për ta nisur...

Mix46 minuta më herët

Supervlerat e dy vezëve në ditë – Çfarë i ndodh organizmit!

Veza është një ndër produktet që mbart vlera të jashtëzakonshme ushqyese renditur në listën e 10 super-ushqimeve dhe nuk ka...

Mix59 minuta më herët

5 burrat më të mirë të horoskopit

Dashuria është një udhëtim i mrekullueshëm plot surpriza dhe zbulime. Shpesh e gjejmë veten duke pyetur veten se çfarë e...

Mix1 orë më herët

Xhemi Shehu poston foto me bikini e linjat perfekte, por ja pse askush s`duhet të thotë ‘Çfarë fati’

Sezonin e verës e deklarojmë të hapur! Me një foto duke bërë banjo dielli, veshur me bikini, Xhemi Shehu ka...

Mix1 orë më herët

Whoopi Goldberg i ka mbyllur punët me martesën thjesht se përton

Whoopi Goldberg ka mbaruar punë me martesën. Goldberg, 68, vjeçe, në një intervistë të fundit u pyet për tre martesat...

Kryesore1 orë më herët

Për herë të parë, Rama zbulon synimin që i ka mbetur si Kryeministër: Pjesa që do t’i vërë kapak misionit tim

Për herë të parë, Kryeministri Edi Rama ka treguar se cili është misioni i tij i mbetur në krye të...

Facebook