Lidhu me ne

Kryesore

Koreja e Veriut, triliona dollarë pasuri minerare

Me të drejtë disa mendojnë se Koreja e Veriut nuk është një vend dhe aq i begatë. Por është i pasur në një aspekt: ​​burimet minerare. Aktualisht Koreja e Veriut ka alarmuar fqinjët me testet e raketave berthamore dhe me përpjekjet e saj për të testuar raketat me rreze të gjatë që mund të godasin qytetet amerikane.
Një sulm ndaj SHBA-ve apo aleatëve do të ishte vetëvrasës, kështu që Pheniani ndoshta ka për qëllim të kërkojë “ndihmë” nga bashkësia ndërkombëtare në shkëmbim të çmontimit të disa prej armatimeve të saj. Megjithatë rezultati do të ishte i zbehtë në krahasim me vlerën e burimeve nëntokësore të saj të pashfrytëzuara.
Nën sipërfaqen kryesisht malore të vendit ka rezerva të mëdha mineralesh, duke përfshirë hekurin, arin, magnezin, zinkun, bakrin, gëlqerorin, molibdenin, grafitin dhe rreth 200 lloje të tjera mineralesh. Gjithashtu janë të pranishme në sasi të mëdha metale tokësore të rralla, të cilat kërkohen nga vendet e afërta për prodhimin e smartfoneve dhe produkteve të tjera të teknologjisë së lartë.
https://qz.com/1004330/north-korea-is-sitting-on-trillions-of-dollars-on…
Vlerësimet për vlerën e burimeve minerare të vendit kanë ndryshuar shumë gjatë viteve, për shkak të sekretit shtetëror dhe mungesës së aksesit. Ka të ngjarë që Koreja e Veriut të ketë pretendime të ekzagjeruara. Sipas një vlerësimi nga një kompani minerare e Koresë së Jugut, burimet minerare në Korenë e Veriut kapin një vlerë mbi 6 trilionë dollarë, ndërsa një Institut kërkimi i Koresë së Jugut i llogarit në 10 trilionë dollarë.
Koreja e Veriut i ka dhënë përparësi sektorit të minierave që nga vitet 1970. Prodhimi i mineraleve të hekurit arriti kulmin në vitin 1985, ndërsa në vitin 2012 numri i minierave në vend llogaritej në 700. Megjithatë, shumë prej tyre janë drejtuar keq dhe janë në gjendje neglizhence. Vendit i mungojnë pajisjet, ekspertiza, madje dhe infrastruktura themelore për shpimin në tokë.
Prodhimi minerar i Koresë së Veriut ka rënë ndjeshëm që nga fillimi i viteve 1990. Është e mundshme që shkalla mesatare e operimit të minierave është nën 30 për qind të kapaciteteve. Koreja e Veriut nuk është në gjendje të blejë pajisje të reja për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, mungesës së energjisë dhe gjendjes së keqe të rrjetit elektrik. Përkundër vështirësive Koreja është e bekuar me burime nëntokësore, ku minierat përbëjnë afërsisht 14% të ekonomisë.
Kina, importuesi më i madh
Kina është konsumatori kryesor i sektorit. Shtatorin e kaluar, Instituti i Zhvillimit të Koresë së Koresë së Jugut tha se tregtia minerare midis Koresë së Veriut dhe Kinës mbetet një “burime parash” për Phenianin pavarësisht nga sanksionet e OKB-së. Tregtia minerare përbënte 54% të totalit të vëllimit tregtar me Kinën në gjysmën e parë të vitit 2016. Në vitin 2015 Kina importoi 73 milionë dollarë mineral hekuri nga Koreja e Veriut , 1 miliardë dollarë qymyr dhe 680.000 dollarë zinku në tremujorin e parë të këtij viti.
Që nga vera e kaluar, dërgesat e qymyrit në Kinë përbënin rreth 40% të të gjitha eksporteve të Koresë së Veriut. Por kërkesa globale për qymyrin po zvogëlohet, duke qenë se janë futur në treg alternativa si gazi natyror dhe energjia e ripërtëritshme. Në fillim të këtij viti Pekini, në përputhje me sanksionet e OKB-së, filloi të kufizonte importet e thëngjillit nga fqinji i saj.
Fqinjët e Koresë së Veriut kanë kohë që i kanë sytë në bollëkun e pasurisë minerare. Rreth pesë vjet më parë Kina kaloi rreth 10 miliardë dollarë në një projekt të infrastrukturës pranë kufirit me Korenë e Veriut, kryesisht për të patur qasje më të lehtë në burimet minerale.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix5 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix5 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix5 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix5 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix6 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix6 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix6 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix6 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar6 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook