Lidhu me ne

Temporal

Zanafilla ilire e flamurit më të bukur në botë

  
Flamuri shqiptar është simboli i shqiptarëve kudo ku janë. Ai është kthyer në një emblemë të dashurisë për kombin,  një dashuri dhe krenari vetëidentifikuese. Në mënyrë të veçantë është kthyer në modë dhe në të gjitha manifestimet kombëtare, festa, ndeshje futbolli shpaloset i bukur dhe krenar.
Dhe pa dyshim ai është simboli kryesor i të gjithë politikanëve. Betimi përpara flamurit përbën aktin më solemn dhe  ngjall emocione të jashtëzakonshme.
Po cila është zanafilla dhe historia e këtij flamuri që i shtyu kaq shumë patriotë të japin jetën për të, që i shtyu shumë heronj të sakrifikojnë gjithçka që ai të valëvitej i lirë në truallin shqiptar. Një ëndërr e madhe gjeneratash dhe krenarie.
Zanafilla e flamurit shqiptar daton që në kohën e Kostandinit të madh. Siç dihet iliri i famshëm krijoi Kostandinopojën dhe flamurin e tij me shqiponjë dykrenore. Flamuri i Kostandinit me shqiponjë  u përhap në gjithë Ballkanin. U përdor  shumë shekuj më vonë nga Skënderbeu për të treguar se ai e kishte origjinën para vendosjes së osmanëve në truallin shqiptar.
Elementi identifikues i flamurit tone është shqiponja.
Sipas profesor Kasem Biçakut në historinë e lashtë ka qenë shumë i përhapur totemizmi. Që nuk ishte gjë tjetër veç adhurimi ndaj kafshëve dhe shpendëve, duke i konsideruar ato si perëndi. Luani dhe shqiponja janë konsideruar si bashkëudhëtare e perëndive dhe vetë perëndi. Ndaj në të gjitha heraldikat e lashta këto dy simbole janë përdorur më tepër.
Sipas profesor Biçakut shqiponja dy krenare është përdorur për herë të parë nga perandori iliro shqiptar,  Kostandini.  Duke qenë se ai krijoi dy qendra administrative Romën dhe Kostandinopojën, shqiponja kishte dy kokë se simbolizonte këto dy kryeqendra të botës së atëhershme.
Pikërisht tek ky perandor gjejnë fillesën e tyre heraldikat e Ballkanit. Kur në pushtet erdhi Justiniani I, u bë bashkimi i dy kishave dhe si simbol i përbashkët kishtar u bë shqiponja dy krenore, ndaj pikërisht në këtë kohë e gjejmë si simbol të përdorur nëpër të gjitha kishat e  Shqipërisë dhe Ballkanit.
Profesor Biçaku thekson se dhe në heraldikat e famshme të principatave të Mesjetës,  shqiponjën e përdorën familjet sundimtare shqiptare si Kastriotët, Arianitët, Muzakajt, Topiajt, Gjurashët,  etj sepse ata kishin  një arsye të fortë,  ishin pasardhës të ilirëve.
Në rrjedhat e kohës shqiponja do merrte forma të ndryshme ku ndikuan ndryshimet qeveritare, partiake,  lokale etj. Ai do të standartizohej vetëm më 28 Nëntor 1912 kur u krijua Qeveria e parë shqiptare.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar9 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore10 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook