Lidhu me ne

Temporal

13 kuriozitete elektorale pikante nga votimet e 25 qershorit

Nga Eduard Zaloshnja, AFP
  1. Fushata e Koço Kokëdhimës për bojkotimin/abstenimin masiv të votimit, duket se ndikoi shumë pak tek votuesit e majtë, sepse rënia e pjesëmarrjes u përqendrua kryesisht tek votuesit e djathtë urbanë. Në fakt, rreth 73% e 2.2 milionë zgjedhësve që banojnë në Shqipëri, morën pjesë në votim më 25 qershor (krahasuar me 81% në 2013-ën), dhe vetëm 1.9% e fletëve të votimit rezultuan të pavlefshme (krahasuar me 1.6% në 2013-ën).
  2. Në garën për kryebashkiakun e Kavajës, kandidati i PD-së doli i pari me vetëm 0.1% diferencë. Ndërkohë, në të njëjtën ditë, në votimin për deputetët e kuvendit, PS-ja doli e para në Kavajë, me 4% epërsi ndaj PD-së…
  3. Në qarkun e Vlorës, Vangjel Dule (i treti në listën e PD-së), do të kishte mbetur pa mandat, në qoftë se për PD-në, do të kishin votuar vetëm 830 zgjedhës më pak seç votuan më 25 qershor (mandatin e tij do ta kishte marrë kandidati i 9-të në listën e PS-së). Duket se fushata intensive e kandidatit çam demokrat, Dashamir Tahiri, (i pesti në listën e PD-së) ka rezultuar vendimtare për mandatin e minoritarit Dule…
  4. Në qarkun e Tiranës, edhe në qoftë se 12 mijë votues demokratë nuk do të kishin shkuar fare të votonin më 25 qershor, PD-ja do të kishte marrë po aq mandate sa ç’mori (11). Ndërsa siç erdhi puna, në qoftë se zgjedhësit që votuan për PR-në do t’ia kishin dhënë votën aleates PD, mandati i Luan Ramës së LSI-së, do t’i kishte shkuar kandidatit të dymbëdhjetë demokrat. Në fakt, Fatmir Mediu u bëri thirrje të gjithë republikanëve që të votonin vetëm për PD-në (e jo për PR-në), por disa nga republikanët tiranas, nuk e morën mesazhin, duke ndihmuar kështu, pa dashje, Luan Ramën që të siguronte mandatin…
  5. Në qarkun e Shkodrës, edhe në qoftë se 12 mijë votues socialistë nuk do të kishin shkuar fare të votonin më 25 qershor, PS-ja do të kishte marrë po aq mandate sa ç’mori (4). Ndërsa siç erdhi puna, në qoftë se PS-në do ta kishin votuar vetëm 1500 nga votuesit e panumërt të Tom Doshit (Doshi mori 5300 vota më tepër seç i duheshin), mandati i Nard Ndokës (i pesti në listën e PD-së) do t’i kishte shkuar kandidatit të pestë socialist…
  6. Në qarkun e Kukësit, PS-ja mori pothuaj 12 mijë vota më tepër seç i duheshin për mandatin e vetëm që siguroi, por me 1480 vota më shumë seç mori më 25 qershor, mund ta kishte mbyllur rezultatin e mandateve 2-1 në favor të saj (Safet Gjici do të kishte marrë mandatin e dytë të PS-së)…
  7. Në qarkun e Durrësit, PD-ja mori mbi 10 mijë vota më shumë seç i duheshin për 4 mandatet që siguroi. Sidoqoftë, Agron Duka (i pesti në listën e PD-së) do ta kishte marrë mandatin (duke ia hequr LSI-së), në qoftë se 3 mijë votues të djathtë, në vend që të shkonin në plazh më 25 qershor, do të kishin shkuar te kutitë e votimit…
  8. Në qarkun e Elbasanit, PDIU-ja mori 11 mijë vota më shumë seç i duheshin për 2 mandatet që siguroi, dhe vetëm për 1850 vota, do të kishte marrë edhe të tretin, gjë që do ta linte pa mandat Edmond Haxhinaston e LSI-së…
  9. Në qarkun e Beratit, në qoftë se LSI-në do ta kishin votuar vetëm 1450 zgjedhës më pak seç e votuan më 25 qershor, mandati i dytë i saj do t’i kishte shkuar PD-së, e cila mori vetëm një…
  10. Në qarkun e Korçës, në qoftë se LSI-në do ta kishin votuar vetëm 1450 zgjedhës më shumë seç e votuan më 25 qershor, mandati i 4-ët i PD-së do t’i kishte shkuar LSI-së, e cila mori vetëm një…
  11. Rritjen më të madhe të votave në rang qarku e shënuan PDIU dhe PSD. Në qarkun e Dibrës, PDIU-ja u rrit nga 250 vota që mori para katër vjetësh, në 12.500 vota më 25 qershor (një rritje 50-fish), duke siguruar kështu 4300 vota më tepër seç i duheshin për mandatin e Reme Lalës. PSD-ja, nga 570 vota që kishte marrë në qarkun e Shkodrës para katër vjetësh, mori 13.100 vota më 25 qershor (një rritje 23-fish), duke siguruar kështu 5300 vota më tepër seç i duheshin për mandatin e Tom Doshit. Në qarkun e Elbasanit, PDIU-ja u rrit nga 12.000 vota që mori para katër vjetësh, në 29.200 më 25 qershor (një rritje pothuaj 3-fish), dhe për 1850 vota, mund të kishte siguruar edhe mandatin e tretë (nga vetëm një që mori në 2013-ën).
  12. Rreth 100 mijë zgjedhës, banojnë në zona të Shqipërisë ku nuk e kanë emrin në listat e zgjedhësve – ata janë shpërngulur vetë fizikisht, por figurojnë juridikisht si banorë të qytetit/fshatit të origjinës. Nuk dihet se sa prej tyre e kanë marrë mundimin më 25 qershor, të shkojnë në qendrat e largëta të votimit (ku e kanë patur emrin në listë). Sidoqoftë, sipas raportit të vëzhguesve të OSBE/ODHIR-it, rezultonte se, në 5% të qendrave të votimit të vëzhguara prej tyre, ishin hedhur vota të njerëzve që nuk kishin qenë të pranishëm në ditën e votimit…
  13. Në qoftë se zgjedhjet e 25 qershorit, do të ishin zhvilluar me një sistem të pastër proporcional –  pa prag/prim dhe pa përthyerjet e formulës D’Hondt apo të ndarjes së vendit në 12 zona zgjedhore – votimi do të kishte prodhuar një parlament me këtë përbërje deputetësh: 69 të PS-së; 41 të PD-së; 20 të LSI-së; 7 të PDIU-së; 2 të LIBRA-s; 1 të PSD-së
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore3 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook