Lidhu me ne

Aktualitet

Programi i Bashës vs. sondazhi i Ramës

Nga – Ndue Kalthi

Qytetarët kanë folur, kanë shprehur hallet e shqetësimet me të cilat ndeshen çdo ditë. kanë vënë gishtin në plagë, e kanë treguar atë që u dhëmb më shumë. Vuajtjet e çdo ditë, pamundësinë për të përballuar shpenzimet, për të gjetur një punë, apo për të marrë kujdes mjekësor në mënyrë të denjë. E këtë e thotë kryeministri Rama, në raportin e tij “pas konsultimit” me qytetarët. Një gjë që duhet ta kishte bërë jo vetëm gjatë 4 viteve që pretendoi për më shumë mundësi e zhvillim, por të paktën në 30 ditët e fushatës, ku foli për timon, tepsi, poture, por për bukën e shqiptarëve. E sot ata zbrazën thesin, e ia thanë një për një, atë që në fakt duhet t’i thonin me votë. Iu ankuan për drejtësinë, administratën, arsimin, bujqësinë, e shëndetësinë. E në fakt, sot Rama po përpiqet të hartojë atë që shqiptarët e patën gjatë fushatës të zezë mbi të bardhë, një program ekonomik që kryedemokrati Lulzim Basha ua shpalosi qytetarëve. Një program që synonte më shumë zhvillimin, të ardhura, e mundësi për të gjithë shqiptarët. E sot sërish Basha është me qytetarët për t’i treguar dëshirën e vullnetin për një të nesërme ndryshe, për një të ardhme mundësish, ku secili të mund të ecë sipas meritës, pa u dashur të varet pas mëngës së dikujt. Kjo është alternativa e shpresës, e së ardhmes, e punësimit, dhe e zhvillimit. Dhe qytetarët ditë të prekin ndryshim e një beteje që Basha po përpiqet ta fitojë i vetëm, përpos sulmeve, intrigave, e baltosjeve. Përpjekja që Basha ka nisur për një republikë të re, është padyshim një nevojë emergjente, për të dalë nga situata e vështirë në të cilën ndodhen shqiptarët. E për fatin e keq, të shqiptarëve padyshim, politikanët e djathtë e të majtë, nuk denjuan t’i jepnin një dorë, një mbështetje kësaj “formule” të rëndësishme për të nesërmen. Gjithçka i duhet në këtë rrugë të lidershipit të PD është pak entuziazëm dhe përkrahje, për një republikë të re, për një kontratë të re mes politikanit e qytetarit. Çdo demokrat duhet ta gjejë veten në PD të përfaqësuar, ku zëri i tij dëgjohet, ku mundësia për të rinjtë është “A-ja”, ku inatet e mëritë e vjetra lihen pas, ku integrimi e modeli europian, është një interes që duhet të jetë mbi shumëçka. Sytë e demokratëve tashmë janë te gara për kreun e partisë, pas një humbje jo për faj të Bashës, por të gjithësecilit që nuk denjoi të jepte kontributin e tij, qoftë edhe për një shpresë sa më të vogël për qytetarin e thjeshtë. E aq më keq, pati nga ata, që e tërhoqën pas “rrotën e përparimit”, duke i futur shkopinj në rrota përpjekjes për t’u dhënë shqiptarëve atë që e meritojnë prej vitesh. Por Basha e ka një model, një model që fitoi besimin e demokratëve, të atyre që patën guximin të ecin përtej frikës, përtej bllokimit, e shantazhit. Ai tani ka një garë politike, që do ta fitojë me mbështetjen e çdo demokrati, dhe me angazhimin për një të ardhme më të mirë, me “një timon, jo për vete, por për qytetarin”.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 ditë më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore2 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore5 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore7 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike7 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar7 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore7 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar7 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar7 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal7 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Facebook