Lidhu me ne

Kryesore

Për çfarë morali mund të flasë Lulzim Basha?  

Lulzim Bashës po i bie çatia e shtëpisë e megjithatë vazhdon të bëjë sikur nuk ka ndodhur gjë, duke bërë opozitarin e thekur përpara një audience që është duke parë se si e trajtoi dhe e trajton personazhi në fjalë demokracinë dhe besimin e njerëzve. Në rolin e një opozitari që ka dalë i zhdëpur nga një testim mbarëpopullor siç ishte vota e 25 qershorit, Lulzim Basha po u flet shqiptarëve për moral dhe qëndresë përballë një shumice të kapur nga krimi dhe droga.
 “E vetmja forcë që ruajti moralin duke treguar rrugët e daljes për çdo shqiptar është forca e koalicionit dhe Partisë Demokratike. Dhe në këto kushte të pabarabarta, mbi 450 mijë shqiptarë që ndoqën rrugën tonë, duke refuzuar jo pa rrisk ankandin e votave, duke refuzuar presionin e krimit dhe të shtetit, janë një frymëzim i madh për mua, jam i sigurtë për ju dhe Partinë Demokratike”- u tha Basha njerëzve të partisë që kishte mbledhur në Gjirokastër dhe zonat përreth.
A mund të flasë për moral Lulzim Basha që u tha shqiptarëve se me Edi Ramën dhe gardianët teknikë zgjedhjet do ishin të garantuara dhe me standarde? Përderisa Lulzim Basha po u thotë shqiptarëve se marrëveshje nuk përmbushi qëllimet për të cilat u firmos me çfarë morali vazhdojnë të rrijnë në qeveri ministrat e dakordësuar  mes tij dhe Edi Ramës?
Lulzim Bashës i është kërkuar dhe i kërkohet të bëjë transparente marrëveshjen me Edi Ramën, por ai nuk e ka bërë. Për aq kohë sa refuzon ta bëjë, dyshimet se mes tij dhe Edi Ramës ka një Pazar mbi marrëveshjen politike janë legjitime. Dhe kur flitet për çështje pazari nënkuptohen interesat personale dhe ato publike. Dhe kur flitet për interesa personale flitet edhe për përfitime dhe fitime jo vetëm morale, por edhe materiale.
Në gjithë këtë panoramë është absurde se me çfarë morali Lulzim Basha kërkon të mbajë karrigen e kryetarit të opozitës, kur minimalisht nuk jep dorëheqjen dhe të përballet si i barabartë me kundërshtarët në parti? Për më tepër për opozitën e katër viteve e mori përgjigjen nga kutitë e votimit. Ai vetë ndoshta e dinte që do të dilte i humbur nga një palë zgjedhje për të cilat u fut në çadër dhe ishte gati të dilte rrugëve për të thyer xhama e shpuar goma. Por futja në çadrën e pushtetit rrëzoi edhe atë fije morali që përfaqësoi protesta e çadrës se bulevardit, ndaj dhe Lulzim Basha mund të flasë për çdo gjë, por vetëm për moral jo.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix22 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix22 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix22 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix22 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix22 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix22 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix22 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix22 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar22 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook