Lidhu me ne

Kryesore

Turqi/ 1 vit nga grushti i shtetit. Nuk pranohet asnje hetim ndërkombetar. 50% e turqve mendojnë se e kurdisi vetë Erdogani

Turqia përkujton sot 1-vjetorin e grushtit të dështuar të shtetit, ku humbën jetën të paktën 260 persona dhe u plagosën mbi 2 mijë të tjerë.
Një pjesë e ushtrisë tentoi të merrte pushtetin nga presidenti Recep Tayyip Erdogan, por dështuan.
Që prej grushtit të shtetit, qeveria ka shkarkuar së paku 150 mijë persona nga institucionet shtetërore.
Presidenti turk thotë se ky grusht shteti është organizuar nga kleriku Fethullah Gulen.
Erdogan ka kërkuar ekstradimin e klerikut që jeton në SHBA.
Duke folur për radion amerikane NPR, Gulen hedh poshtë çdo akuzë që i bëhet atij.
“Unë kam dalë kundër çdo grushti shteti. Kam vuajtur gjatë ndërhyrjes ushtarake në maj të vitit 1960, më pas në mars të vitit 1971, sërish në shtator të vitit 1980, dhe kam qenë shënjestër në shkurt të vitit 1997. Kam qenë gjithmonë kundër këtyre ndërhyrjeve. Nuk i njoh personat që tentuan grushtin e shtetit më 15 korrik. Mund të kenë marrë pjesë në leksionet e mia- nuk ia kam idenë. Mijëra njerëz vijnë këtu që të më vizitojnë, mes tyre 50 deputetë, ish-presidenti Abdullah Gul, ish-ministri i Jashtëm Ahmet Davutoglu. Për këtë arsye, shumë njerëz më njohin, por nuk i njoh ata. Disa ushtarë vendosën të bëjnë një grusht shteti. Por nëse ndonjëri prej tyre do më ishte telefonuar dhe do më kishte treguar për planin, do i thoja: “Po kryen vrasje”.
I pyetur për kërkesën për ekstradim, ai thotë: “Mendoj se SHBA është e ndërgjegjshme për reputacionin e demokracisë së saj dhe sundimin e ligjit. Nëse duan të rrezikojnë këtë reputacion duke më ekstraduar mua, nuk do them jo. Do shkoj me dëshirë”.
“Unë po jetoj vitet e fundit të jetës edhe nëse vendosin të më vrasin apo helmojnë ose të sjellin sërish dënimin me vdekje për mua. Kur isha një imam i ri në atë kohë, isha i pranishëm në ekzekutimin e dy burrave. I pyeta ata për dëshirën e fundit. Nëse do më pyesnin mua se cila është dëshira e fundit, do të thoja se dua ta pështyj në fytyrë personin që po shkakton këto vuajtje dhe po shtyp mijëra të pafajshëm”.

İlgili resim

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix18 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix18 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix18 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix18 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix18 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix18 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix18 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix18 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar18 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook