Në një realitet ku shumë persona bëhen “këngëtar”, pavarësisht se nuk kanë zë, ekzistojnë edhe raste si i Kejsi Tolës.
Kejsi është ndër zërat më të bukur në Shqipëri, e cila aktualisht performon live çdo fundjavë në një resort në kryeqytet.
Këngëtarja ka marrë pjesë në disa festivale si “Kënga magjike”, Festivali i RTSH ku dhe është shpallur fituese, duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në EuroSong.
Por në karrierën e saj artistike, 25- vjeçarja nuk ka realizuar asnjë videoklip. Gjatë një interviste për “Thumb”, Kejsi e ka pranuar se shkak për këtë është bërë mungesa e parave, e cila ka qenë arsyeja kryesore, por sigurisht ka pasur edhe të tjera.
“Lekë s’kam patur ndonjëherë: pse, ka ndonjë gjë të keqe? Por s’ka qenë vetëm kjo arsyeja; s’erdhën rrethanat e duhura në kohën e duhur.”, shprehet ajo.