Lidhu me ne

Aktualitet

Sigurimet shoqërore, sa do të paguani për çdo kategori

 

Drejtoria e Tatimeve bën të ditur se ka edhe tri ditë afat për regjistrimin në Tatime për të vetëpunësuarit. Deklarimi në organin tatimor të personit fizik, të vetëpunësuar pa punëmarrës dhe pa punonjës të papaguar të familjes mbi 16 vjeç, me të cilët ai punon dhe bashkëjeton ligjërisht, pasi është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose në administratën tatimore dhe është pajisur me NIPT kryhet deri të paktën 3 ditë përpara afatit të paraqitjes së deklaratës (listëpagesës). Llogaritja e detyrimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore bëhet me efekte nga data e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose në administratën tatimore”, – bëjnë të ditur Tatimet.
Deklarimi duhet kryer të paktën 3 ditë përpara këtij afati, të tremujorit përkatës. Afati i deklarimit të listëpagesës është data 20 e muajit pasardhës të çdo tremujori, konkretisht: 20 janar, 20 prill, 20 korrik, 20 tetor.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se të vetëpunësuarit duhet të deklarohen brenda datës 17 korrik.
Pagesa e kontributeve arrin në 7150 lekë në muaj për të vetëpunësuarit në biznes. Sipas ligjit në fuqi, të vetëpunësuarit dhe personat e papaguar të familjes që ushtrojnë veprimtari ekonomike sigurohen në mënyrë të detyrueshme për barrëlindje, pensione dhe sigurim shëndetësor.
Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për vete dhe për punonjësit e papaguar të familjes, mbi 16 vjeç, që punojnë e jetojnë ligjërisht, llogariten mbi bazën e pagës mujore minimale, e cila duke filluar nga data 01.05.2017, e në vazhdim është 24 000 lekë në muaj.
Për kontributet e sigurimeve shoqërore ju paguani 23% të pagës minimale mujore prej 24 000 lekësh, e barabartë kjo me 5 520 lekë në muaj. Për kontributet e sigurimeve shëndetësore ju paguani 3,4% të dyfishit të pagës minimale mujore prej 24 000 lekësh, pra 1 632 lekë në muaj.
Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore paguhen çdo tremujor, brenda datës 20 të muajit të parë, pas përfundimit të çdo tremujori kalendarik. Pra, jo më vonë se datat: 20 prill, 20 korrik, 20 tetor, 20 janar. “Nëse kontributet nuk paguhen në kohë, zbatohen penalitete. Ju mund t’i paguani kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në filialet e bankave të nivelit të dytë ose të Postës Shqiptare. Pas pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, ju dhe pjesëtarët e familjes me të cilët ju punoni do të pajiseni nga Agjencia e Sigurimeve Shoqërore me librezën e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore”, – thuhet në njoftimin e Tatimeve.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Sport16 orë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix17 orë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix17 orë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix17 orë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix17 orë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix17 orë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix17 orë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix17 orë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix17 orë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix17 orë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook