Lidhu me ne

Aktualitet

Asgjë nuk do të jetë si më parë, Lulzim

 

Nga Astrit Patozi 
Mos e përmend më listën o vulëhumbur, se nuk e shpëlan dot mëkatin për greminën, ku e çove Partinë Demokratike, duke i hedhur ushqim qenve të gjahut, që e bëjnë edhe falas punën e tyre. Natyrisht, atë llogarinë e sharësve me pagesë e ke të pambyllur me demokratët dhe do të merremi shumë shpejt me atë çështje.
I ke të gjithë në borderonë e kunatit, të paregjistruar, rreth 30 vetë, që po qelbin botën mbarë, duke punuar në të zezë. Janë duke marrë para të pista për të sharë, jo kundërshtarët politikë, jo Edi Ramën apo ndonjë socialist tjetër, por çdo burrë apo grua në PD, vetëm se nuk është dakord me ty.
Po ta kujtoj edhe një herë se janë disa vepra penale, që po konsumohen, dhe me vjen sinqerisht keq për ata hallexhinj që mund t’i marrësh më qafë, duke i rropatur gjyqeve për një copë bukë. I ke pasur në katin e tretë të selisë së Partisë Demokratike, ngaqë e konsideron atë si pronë private, por ngaqë u trembe kur mbaruan zgjedhjet, i ke transferuar diku tjetër.
E dimë fiks se ku i ke sistemuar tani dhe do ta mësojmë njësoj edhe sikur t’i shpërngulësh prapë nga frika e dekonspirimit. Por ti tashmë ke hyrë në histori me këtë teknikë të neveritshme për të baltosur këdo, që të bën hije dhe të prish punë në planin e vetëm, që ke në kokë, për ta mbajtur me cdo çmim PD-në si ndërmarrje private biznesi, pavarësisht, se ia ke ulur përtokë aksionet.
E kam thënë edhe një herë tjetër, që sharësit me dhe pa pagesë i mirëkuptoj dhe i mëshiroj, kurse ty jo, sepse nuk je hallexhi.
Dëgjova se të kishte ardhur goja në Elbasan. E kishe zgjidhur gjuhën, pas gati tre javësh vetëngrirjeje dhe ishe marrë me ne, ndërkohë që, formalisht të paktën, garën e ke me Eduard Selamin. Nuk ka problem. Gjuha shkon gjithmonë atje ku dhemb dhëmbi.
Kishe thënë atje pak a shumë se “çelësi është shpirti i pastër i demokratit, i atij që nuk pyet se kur i vjen radha për deputet” dhe e ke pasur fjalën për mua dhe për kolegët e mi.
Lulzim, ti je e fundmi person që mund të flasë për karrige apo për ambicie të shfrenuar pushteti në Shqipëri, sepse nuk ke qenë asnjë ditë demokrat i thjeshtë, që ta dish apo ta ndjesh se çfarë do të thotë. Por ke ardhur direkt nga rruga e je ulur direkt në kolltuk ministri dhe nuk je çuar asnjë ditë të vetme prej aty, që nga dita që shkele në Tiranë, e deri sot, kur po kacavirresh për të mbajtur me zor postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Të gjithë ne të tjerët kemi parë edhe ditë të mira, edhe të këqija në PD, por asnjeri nuk ngjan me ty në këtë pikë. Sepse ti nuk ke qenë kurrë në opozitë, Lulzim.
Ti vetë je i qartë, por mundohu t’i ndriçosh edhe të tjerët, që po të mbajnë me gajret këto ditë, se mua më rri shumë ngushtë lista jote, por edhe çdo listë tjetër. Se mandatin e deputetit ta kam dorëzuar një muaj para se të mendoheshe ti, mu në mes të 50 burrave dhe grave të grupit parlamentar, kur të thashë bëj marrëveshje dhe askush prej nesh të mos jetë më kandidat. Dhe se unë, Lulzim, nuk jam përmendur sot, vetëm se nuk pashë emrin në listën tënde. Sepse për mua ajo është gjëja më e parëndësishme.
Po mbushen fiks katër vjet, që kur kam thënë për herë të parë se ishe zgjedhje e gabuar dhe të kam kujtuar herë pas herë me zë e me figure, me shkrim e me gojë, se po i shpërdoron të gjitha shanset për ta ringritur Partinë Demokratike, ndërkohë që i kishe të gjitha mundësitë të bëje ndryshe.
Dy vjet më parë të thashë publikisht, por edhe sy më sy, se nuk mund ta quaje humbjen si fitore, kur morëm vetëm 15 bashki në zgjedhjet lokale. Dhe se po ta trajtonim kështu, do të binim edhe më shumë në zgjedhjet politike. Nuk jam fare i lumtur që koha më dha të drejtë, por, më beso, që më e rëndë se humbja për PD, është fakti që ti, jo vetëm nuk mbajte asnjë përgjegjësi, por po tenton ta grabisësh mandatin e kryetarit sërish përmes një farse elektorale.
Ndaj, bëj si të bësh, kafsho gjuhën dhe përpiqu ta shtysh me brekë nëpër këmbë deri në 22 korrik, se mbase të ndihmojnë edhe të tjerët që t’i mbash, gjithsesi, çelësat e kosheres bosh. Vazhdo të vish vërdallë nëpër Shqipëri, dyllë i verdhë, duke numëruar ditët, që nuk mbarokan, se mbase të del më mirë kështu.
E kishe nisur jo keq, kur shqiptoje fjali pa kuptim apo slogane boshe si ato të Republikës së Re, sepse ishte e vetmja gjë që mund të të shkonte, pas atij rezultati katastrofik. Por i sigurt të jesh që “asgjë nuk do të jetë më si më parë”, çfarëdo që të ndodhë më 22 korrik.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix22 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix22 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix22 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix22 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix22 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook