Lidhu me ne

Kritike

Lufta me maska e Lulzim Bashës

Nga Mero BAZE/Lufta me maska e Lulzim Bashës
Më bëri përshtypje një detaj nga foto e antimitingut të Lulzim Bashës në Korçë, kundër disa ish- drejtuesve të PD, që kërkojnë ndërprerjen e farsës së garës dhe dorëheqjen e Bashës. Të gjashtë protestuesit që kishin dalë të protestonin, kishin mbuluar me parrulla fytyrën e tyre të mos njiheshin, ndërsa njëri, që e mbante parrullën më poshtë, kishte veshur kapuç në pikë të vapës, përsëri të mos njihej.
Gjesti i antimitingut është boll i shëmtuar, por me pagesë dhe mund ta bësh. Por ky ishte rasti ekstrem, kur edhe pse i kishte paguar ata të gjashtë, ata nuk donin të tregonin fytyrën kush ishin. Ishin thjesht gjashtë “kapuçonë” që ngritën disa parrulla kartoni, u fotografuan dhe ikën me vrap.
Nuk ka rëndësi kush janë, kush i ka nxjerrë dhe çfarë kanë shkruar në ato parrulla. Ka shumë rëndësi fakti, që ata nuk guxojnë të tregojnë edhe fytyrën e tyre në këtë rast. Atë nuk kanë dëshirë me sa duket, t’ia dhurojnë Lulzim Bashës edhe atë pak fytyrë që u ka mbetur.
Ky është dhe tipari themelor i betejës së Lulzim Bashës në këtë fushatë fasadë. Prej fillimit, ai nuk ka mundur të sigurojë dot asnjë mbështetje publike. Asnjë emër i njohur i PD, asnjë gazetar qoftë dhe me gjysmë integritet, asnjë reporter, asnjë politikan, asnjë figurë e shoqërisë civile, biles dhe asnjë punëtor i kompanive të Kunatit, nuk ka guxuar të dalë me emër dhe të mbrojë Lulzim Bashën. Të vetem gjë që kanë bërë, është lufta me maska dhe psuedonime, duke dëshmuar se ai nuk ka as kënaqësinë e betejës, por vetëm kënaqësinë e perversit, njëlloj kurvërie që blen seks me lekë.
Kanë hap disa profile fallco në Facebook dhe sulmojnë figurat historike të PD, që nuk mbështesin Bashën. Më e pështira është beteja kundër Besnik Mustafaj, i vetmi ministër i PD që ka dhënë dorëheqje, kur PD ishte në kulmin e pushtetit të saj, ka parë punën e tij, duke i qëndruar afër PD, ndërkohë që Lulzim Basha firmoste tenderin 1 milardë euro, për të cilin nuk është gjykuar ende.
Sulmi ndaj tij ka arritur një pikë të pështirë, pasi i kanë sulmuar djemtë, duke ja krahasuar me djalin e Fahriut, çka është shumë vështirë që një baba normal ta gëlltisë. Shtoji këtyre dhe sulmet për shfaqje të huaja të Besnikut, si vajtja në kazino, leximi i librave të huaj, dobësia për femra të bukura etj. Profili i tij është kompletuar si armik nga sharësit anonimë.
Më tej akoma është sulmuar Astrit Patozi. Dhe ai përgjithësisht për shfaqje të huaja, dhe kafe me armiq të partisë. Dhe këto sulme nga anonimë, por për fat, këtij nuk i kanë thënë që ke dashur të bësh vajzat deputete, si djali i Fahriut, se do ishte e rendë për vajzat.
Një njeri që e ka çuar PD-në përtej kufirit kritik të votës së militantëve, duke goditur zemrën e saj, kur merr një vendim kaq të rëndësishëm për të mos ikur, edhe pse e ka varrosur një parti, duhet së paku të ketë kurajo të bëjë betejë të madhe dhe të fortë publike. Të kesh guxim të mbash të përdhunuar një parti pasi e ke shkatërruar dhe të mos kesh guxim të bësh betejë me emrin tend, kundër atyre që mendon se po ta rrezikojnë ëndrrën tënde, është e pazakontë. E gjithë kjo dëshirë e tij për pushtet, është dispropocionale me mungesën e një njeriu të vetëm, që të vërë emrin dhe fytyrën krah këtij njeriu. Dhe të mendosh se këtë ai e bën në emër të dashurisë për PD, është njësoj sikur të mendosh se përdhunesi e do viktimën e tij, ndaj e përdhunon.
Në fund, desha t’i kthej përgjigje një fushate të ndyrë po ndaj kundërshtarëve të Bashës, por ku po përdoret emri im. Është bërë në disa raste nga disa kamarierë pa identitet të tij dhe vazhdon me këto profilet anonime, sipas të cilëve, ekziston një komplot në PD, prej vitit 2013, d.m.th që me Olldashin, që unë kam dashur “të marr PD-në”, një fjali sa pa kuptim, aq dhe vulgare për mendjet e sëmura rrotull kryetarit të vulës.
Ndryshe nga Lulzim Basha dhe kushdo kollovar tjetër aty, unë kam një raport emocional me PD, një raport që nis nga dhjetori i 1990, kur kam themeluar ndoshta degën më të vështirë të saj, në malet e Martaneshit dhe Burrel, dhe kjo histori ka vazhduar dhe në ditë shumë të vështira të PD-së. Por unë i kam dalë përballë pushtetit të asaj partie, kur aty u shfaq Lulzim Basha si “dhëndër brenda” për të bërë ato që bëri bashkë me Sali Berishën, që nga vjedhjet galopante, e deri tek vrasja e qytetarëve në bulevard dhe vjedhja e zgjedhjeve.
Unë kam luftuar boll që këta njerëz të ikin nga pushteti dhe projekti im kundër pushtetit të tyre personal në krye të PD, mbaron në vitin 2013, kur ata ikën nga pushteti, edhe për shkak të luftës sime. Dhe për këtë jam krenar!
Prej 2013-s, luftën kundër PD-së dhe të ardhmes së saj nuk e drejtoj më unë, por Lulzim Basha. Mua më ndodh e kundërta, pasi prej vitit 2013, mua më dhimbset PD, për atë çfarë po i bën Lulzim Basha. Nëse do isha dikush që do e urreja PD-në vërtet, njeriun që do të doja më shumë sot, do të ishte Lulzim Basha. Ai do të ishte i vetmi aleat i imi në atë parti, sikur unë ta urreja. Atë që i ka bërë ky njeri PD-së, nuk do mund t’ia bënte as armiku më i madh i saj. Bile jo vetëm PD-së, por dhe Sali Berishës.
Unë jashtë modestisë, i jap shumë pikë vetes në luftën ndaj Berishës, ashtu sikundër i jap shumë pikë dhe atij në luftën kundër meje. Por lufta mes nesh ka qenë ballazi, me emrat dhe fytyrën tonë, para syve të shqiptarëve. Kjo luftë e pistë e Lulzim Bashës dhe tredhja që ai i ka bërë Sali Berishës (siç thotë populli, duke “e kapur për koqe”) dhe duke e bërë si lolo, që të heshtë para kësaj që po bën, është një meritë, që gjithë ne kundërshtarët e Berishës duhet t’ia njohim Lulzim Bashës. Ne i kemi bërë boll dëme Sali Berishës, por këtë që po i bën Basha, nuk kemi mundur dot. Dhe shpjegimi sërisht është tek lufta si skuth që bën ky njeri. Siç i bën gjithë gjërat./Mero Baze-Tema
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook