Lidhu me ne

Aktualitet

Erdogan-i ka frikë

Can Dündar: Erdogan ka frikë
 
“Cila është ndjenja që mbizotëron në Turqi për momentin? “Frika. Për fat të keq, sundon frika”. Kështu thotë ish-redaktori i gazetës ” Cumhuriyet”, Can Dündar shkrimtar dhe autor i disa dokumentarëve. Në maj të vitit 2015 ai publikoi një material fotografik që vërtetonte përtej çdo dyshimi se shërbimet sekrete turke furnizonin me armë ektremistët islamikë në Siri. Ai e dinte se akti do të kishte pasoja.
U akuzua për zbulimin e sekretit shtetëror, spiunazh dhe nxitje të një organizatë të armatosur terroriste. Menjëherë u çua në në burgun e Selymbria, por pas 92 ditësh u lirua me një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Në ditët pas lirimit i shpëtoi një atentati nga një person që qëlloi dy herë mbi të duke e quajtur tradhëtar.  Pasuan ngjarjet e 15 korrikut dhe gjyqtarët të cilët kishin vendosur lirimin e tij ishin të parët që u arrestuan. Që prej asaj kohe, Can Dündar jeton në ekzil në Evropë ndonëse për të ka një urdhër arresti ndërkombëtar.
Ai e krahason veten me Joseph K. Heroin e  “Procesit” të Kafkës, i cili u arrestua një mëngjes të bukur “pa bërë asgjë të gabuar”. “Jeta në qeli ishte një provë e madhe. Për fat të mirë, kam qenë disi i përgatitur, sepse përmes dokumentarit tim kam takuar regjisorë, artistë dhe shkrimtarë të cilët kanë kaluar nga burgjet turke. Kjo është ndoshta diçka si traditë … Kështu që unë mendova se kishte ardhur radha ime”-thotë  Can Dündar
Baza e tij është më së shumti Gjermania, ku merret me botimin e një reviste dhe librave që nuk mund të botohen në Turqi. “Është e trishtueshme të jetoj larg nga vendi im, shtëpia ime, familja ime, por unë e di se kjo është pjesë e profesionit tim, me këtë lloj të gazetarie në Turqi rrezikoj burgimin. Turqia është plot me surpriza. Unë jam gjithmonë optimist, edhe kur isha në burg”.
Në parathënien e librit të tij ai shkruan se ” për sa kohë Turqia pa Evrën do të jetë një vend i izoluar, autoritar dhe armiqësor ndaj Perëndimit edhe Europa pa Turqinë do të jetë një pikturë njëngjyrëshe introverte dhe joefektive.”
“Turqia aktualisht ka një perspektivë evropiane, por Europa e kuptoi se me çfarë njeriu është e detyruar të bisedojë. E gjithë kjo ndodh sepse Erdogan u kundërvihet evropianëve për t’u treguar mbështetësve të tij se është ende i fortë. Por referendumi e ka  dobësuar. Ai ka humbur njerëzit e shkolluar, elitën moderne të Turqisë, humbi Stambollin. Bota e sheh qartë se çfarë qeverie do të ndërtojë dhe protestat janë duke u bërë më të forta. Agresioni i treguar nga qeveria aktuale është dëshmi për një gjë: “Erdogan ka frikë.“-shton gazetari i njohur.
Në fund të librit ai shkruan një letër Presidentit të Turqisë, duke e falënderuar qe e ndihmoi t’i shtojë një kapitull të burgut biografisë së tij. “Kjo është padyshim ironike.  Unë e shkruajta atë letër, sepse e di që Erdogan e urren humorin. Por ajo gjithashtu ka diçka të vërtetë. Në qoftë se unë nuk do isha burgosur, kurrë nuk do të kisha shkruar jëtë libër. Kjo histori më bëri të famshëm dhe më ndihmoi për t’u dëgjuar dhe njohur problemet e Turqisë së sotme“-thekson Dündar.
http://www.kathimerini.gr/918308/gallery/periodiko-k/an8rwpoi/tzan-ntoyn…
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook