Lidhu me ne

Kryesore

Ja viktimat e fundit në Turqi

Jo viktimat e fundit në Turqi
Veprimtarin gjerman të të drejtave të njeriut, Peter Steudtner, e arrestuan në Turqi. Zemërimi për këtë është po kaq i madh, sa pa dobi. Në Bosfor tani për tani nuk do të ndryshojë gjë, mendon Daniel Heinrich.
Pak pasi u bë i ditur arrestimi në Turqi i veprimtarit gjerman të të drejtave të njeriut, Peter Steudner, të cilin e arrestuan pasi mbajti një referat për menaxhimin e Teknologjisë Informative në Stamboll, lajmet mbushën ekranet: që babai i familjes është i pafajshëm, që akuzat kundër tij janë pa bazë dhe që “shtypja” e aktiviteteve për të drejtat e njeriut në Turqi ka arritur një përmasë të papërfytyruar.
Qeveria turke në luftë mbrojtëse
Lajmet tingëllojnë prekëse, rrjetet sociale janë të mbushura plot me deklarata solidariteti. Trishtuesja, në të gjithë këtë: të gjitha këto nuk i interesojnë fare autoriteteve turke. Peter Steudner, që foli në Workshop-in e organizuar nga Amnesty International dhe veprimtarët e tjerë të të drejtave të njeriut tani janë bërë pjesë e një krijimi gjigand mitik:
Qeveria turke me Presidentin Rexhep Tayyip Erdogan në krye, e sheh veten, më e vonta që prej puçit të shtypur vitin e kaluar, në një luftë të përhershme kundër “armiqve” të brendshëm dhe të jashtëm. Në këtë situatë konfuze dhe të ndërlikuar shoqërore, me gjurmë paranoje, mosbesimi dhe frike bëjnë pjesë edhe “armiq” të jashtëm si organizata Amnesty International.
Nga këndvështrimi i autoriteteve turke në këtë mes është fare e parëndësishëm fakti se organizata të tilla gëzojnë në Perëndim një emër të panjollosur. Madje imazhi i tyre pozitiv edhe mund të përforcojë mosbesimin e autoriteteve turke.
Lidhje me mitin e themelimit të Turqisë
Skenari i kërcënimit prej “armiqve” të jashtëm zë vend te një pjesë e madhe e opinionit publik turk, ai të kujton me forcë mitin e themelimit të Turqisë së sotme.
Atëherë, në trazirat pas Luftës së Parë Botërore, Kemal Ataturku i dëboi në “luftën për pavarësi” fuqitë perandorake të huaja nga vendi dhe krijoi Republikën Turke. Deri sot, kjo luftë mbrojtëse kundër “armiqve” të jashtëm është pjesë e kuptimit turk të historisë.
Qeveria turke e sotme është e fokusuar te ky fenomen mbarëshoqëror: frika nga infiltrimi prej fuqive të huaja duket kaq ekstreme, sa ajo, në kombinim me theksimin konstant publik të një skenari kërcënimi nga brenda, i shpall të justifikuara të gjitha mekanizmat e mbrojtjes. Viktimat e kësaj manie përndjekjeje mund të duken shumë të pafajshme, si një docent me syze në një kurs menaxhimi të Teknologjisë Informative në një organizatë të të drejtave të njeriut. Kjo nuk luan asnjë rol. Rreth gjysma e turqve do të vazhdojë edhe më tej ta mbështesë Presidentin e zgjedhur, qeverinë e zgjedhur prej tyre.
Nuk ka gjasa që kjo mbështetje të ndryshojë. Shumë të mëdha janë veçanërisht përfitimet ekonomike, që u ka krijuar qeveria e AKP-së shumë njerëzve të varfër.
BE dhe qeveria gjermane nuk ndryshojnë asgjë
Në dallim të madh nga betejat e shkuara verbale publike të së kaluarës, si Brukseli, ashtu edhe Berlini janë të interesuara për një thellim të marrëdhënieve me Turqinë. Krahas marrëveshjes funksionuese për refugjatët, në qendër janë para së gjithash interesa ekonomike.
Në fund të vitit të kaluar, KE bëri në mënyrë të papritur propozimin se dëshiron ta thellojë bashkimin doganor me Turqinë. Në qershor, edhe ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel theksoi interesin gjerman për një zgjerim të bashkimit doganor të BE me Turqinë.
Mungesë veprimesh nga jashtë, luftë mbrojtëse mitike brenda: Peter Steudner dhe kolegët e tij nuk do të jenë viktimat e fundit të manisë së pafrenuar të arrestimeve në Turqi./DW
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook